Kosova
Wagner, Obraz dhe Spetsnaz dyshohet se u përfshinë në sulmet terroriste në veri
Përplasjet e nisura që në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit në veri të Kosovës që çuan në vrasjen e një efektivi dhe dy të plagosurve ende vijon.
Nga pala kosovare është bërë me dije se sulmi vjen nga njësi profesionale të përgatitura dhe me një përbërje prej mbi 30 personave, të uniformuar, të maskuar dhe të pajisur ushtarakisht me mjete të blinduara dhe armë të rënda të llojeve të ndryshme.
Albanian Post nga burime jo zyrtare ka konfirmuar se pjesë të kësaj njësie janë elementë nga “Obrazi” serb, Spetsnaz-i rus dhe mercenarët e “Wagner-it”.
“Obrazi” është një organizatë serbe e ekstremit të djathë e njohur për lidhjet e saj me Qeverinë atje.
Ajo u ndalua nga Gjykata Kushtetuese, por e gjeti rrugën të regjistrohej me një tjetër emër.
Sa i takon Wagner-it nuk do të ishte hera e parë që shfaqet në trazirat e veriut të Kosovës, pasi elementë të tyre janë konfirmuar më herët nga zyrtarët më të lartë të Kosovës.
Ndërkaq Spetsnaz janë një njësi e fshehtë ruse, që i caktohen llojet e misioneve të fshehta, me rrezik të lartë.
Kjo duke përfshirë këtu një urdhër të dukshëm për të kapur presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Ata kanë luajtur një rol të rëndësishëm në të gjitha dislokimet e fundit, duke përfshirë Krimenë, Donbasin dhe Sirinë.
Forcat Spetsnaz janë veçanërisht të orientuara drejt operacioneve të “luftës politike”, duke reflektuar interesin e veçantë të Moskës për integrimin e misioneve ushtarake konvencionale me “masa aktive” të fshehta.
Ato janë pjesë e inteligjencës ushtarake.
Megjithëse forcat Spetsnaz konsiderohen si një aset strategjik, ato “i huazohen” komandave territoriale për vendosje operacionale në kohë lufte.
Spetsnaz fillimisht u formuan nga Lufta e Ftohtë, si asete strategjike që mund të vendoseshin thellë pas linjave të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), veçanërisht për të synuar armët taktike bërthamore dhe strukturat komanduese.
Si rezultat, ata janë parë në luftën sovjetike në Afganistan (1979–1989), në të dyja luftërat çeçene (1994–1996 dhe 1999–2009), dhe aventurat e fundit të huaja, duke përfshirë Gjeorgjinë (2009), Krimenë ( 2014), ndërhyrja në Donbas (2014–tani) dhe Siria (2015–tani).
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër Pajtim Gashi: “Donim një kompani që nuk shet vetëm pajisje, por ofron besim, korrektësi dhe profesionalizëm... -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Zvicër
-
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein Historia e saj është përfaqësuese e një kohe kur burra të fuqishëm e përdornin industrinë e... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes












