Lajme
Williamson: Trafikimi nuk u vërtetua
“Nuk ka dëshmi të mjaftueshme për pohimet e Dick Martyt për trafikim organesh...” tha Williamson, sipas të cilit, “nuk do të thotë se kjo nuk ka ndodhur”. Por ai tha se UÇK ka bërë krime
Prokurori amerikan Clint Williamson i njohur si “hetuesi i organeve” tha se nuk është vërtetuar se në Kosovë ka pasur trafikim organesh nga ana e UÇK-së, megjithatë ai tha do ngritët aktakuzë ndaj disa udhëheqësve të kësaj strukture për krime të luftës ndaj qytetarëve serbë dhe jo shqiptarë gjatë periudhës së luftës.
Këto deklarata Willimson i dha të martën në Bruksel, në shpalosjen e raportit të tij gjatë hetimeve tre-vjeçare në pretendimet e senatorit zviceran, Dik Marti lidhur me trafikimin e organeve në Shqipëri dhe Kosovë nga ana e UÇK-së.
“Nuk ka dëshmi të mjaftueshme për pohimet e Dick Martyt për trafikim organesh…”, Williamson, sipas të cilit, “nuk do të thotë se kjo nuk ka ndodhur”. Megjithatë ai tha se do t’i shkohet deri në fund këtyre hetimeve.
“Siç kam thënë të gjeturat tona përputhen në masë të madhe me ato të raportit të Dik Martyt-y dhe kjo vlen edhe për pretendimet në këtë çështje. Por për të ndekur vepra penale të tilla, megjithatë duhen një nivel i provave që ende nuk i kemi siguruar”, deklaroi mes tjerash prokuroi Willamsen.
Nga ajo që tha ai në konferencën për media në Bruksel, do ketë padi ndaj disa ish guerilëve të UÇK-së, për krime gjatë periudhë së luftë.
“Këto deklarata që unë po i shpalos janë bazë për një aktakuzë që do të ngrihet më pas. Nuk e përjashtoj mundësinë përfshirjes në këtë aktakuzë edhe trafikimin e organeve nëse gjejmë dëshmi”, tha ai.
Sipas prokurorit amerikan ka bazë për aktakuzë ndaj disa zyrtarëve të UÇK-së “për krimet ndaj serbëve, të cilat nuk ishin sporadike, por të organizuara dhe të koordinuar nga udhëheqja e lartë e UÇK-së”, tha ai.
“Nga informacionet tona nuk është e vërtetë që dhjetëra njerëz janë vrarë për shkak të marrjes së organeve të tyre dhe trafikimit të tyre. Mund të ketë disa persona që janë vrarë për këtë gjë dhe ne ndjejmë keqardhje mirëpo nuk duhet ekzagjeruar me shifrat”, tha më tej Williamsen.
Sipas këtij raporti, elementet e UÇK-së qëllimisht vunë në shënjestër popullsinë serbe me “veprat e persekutimit që përfshinë vrasjet e paligjshme, rrëmbim, zhdukje të detyruar, burgim të paligjshëm në kampet e Kosovës dhe Shqipërisë, dhunë seksuale, forma të tjera të trajtimit çnjerëzor…”.
Prokurori amerikan thotë se këto veprime nuk janë marrë nga njerëzit batakçi të UÇK-së që i kanë bërë këto krye në veti, por “përkundrazi në mënyrë të organizuar dhe janë miratuar nga individë të caktuar në nivelet më të larta komanduese të UÇK-së”.
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026












