Lajme
Wizz Air me linjë të re fluturimi: Fridrichshafen – Tiranë
Nga 11 prilli do të filloj linja e re e fluturimeve nga Friedrichshafen për në kryeqytetin shqiptar
Wizz Air, kompania ajrore e njohur për çmimet e ultë të biletave po zgjeron rrjetin e saj të fluturimeve, njofton albinfo.at
Tirana është emri i destinacionit të ri të linjës ajrore, e cila nga 11 prilli do të fluturoj dy herë në javë nga Aeroporti Bodensee i Friedrichshafen. Një fluturim prej dy orësh ju çon nga Liqeni i Konstancës në Tiranë, shkruan faqja aviation.direct. Fluturimi niset të hënën dhe të premten në orën 09:35, ndërsa fluturimi i kthimit niset nga Shqipëria në orën 07:00, përcjell albinfo.at. “Jemi të gëzuar me këtë ofertë të re nga Wizz Air dhe jemi të sigurt që jo vetëm shtetasit shqiptarë, por edhe shumë turistë do ta pranojnë këtë ofertë fantastike”, thotë Claus-Dieter Wehr, Drejtor Menaxhues i Bodensee-Airport, Friedrichshafen.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale













