Lajme
Xehet në Kosovë vlejnë 1.000 miliardë dollarë
Vlerësohet se vlera e xeheve të plumbit, zinkut, argjendit, nikelit, manganit, molibdenit dhe borit në Kosovë shkon edhe deri në 1.000 miliardë dollarë amerikanë, shkruajnë mediat serbe.
Ekspertët e korporatave për xehe dhe minerale e kanë përcjellë kah fundi i vitit 2008 vlerësimin se rezervat në “Trepçë” përfshijnë 425.000 tonë plumb, 415.000 tonë zink dhe 800 tonë argjend, se rezervat e nikelit përfshijnë 185.000 tonë dhe të kobaltit 6.500 tonë; se në minierën „Gremnik“, në jug të Klinës, janë dëshmuar rezerva prej 1.700.000 tonësh boksiti.
Nga katër tonë boksit mund të fitohen dy tonë alumin. “Gremniku”, rrjedhimisht, mund të prodhojë 425.000 tonë alumin.
Deri më tash rezerva të vërtetuara të Ferroniklit në Kosovë janë 15.000.000 tonë, mirëpo vlerësohet se ka shumë më tepër.
Xehet e plumbit, zinkut mund të gjenden me të madhe në “Stantërg”, “Ajvali”, “Kishnicë”, derisa xehja e nikelit është gjetur në “Golesh” dhe “Çikatovë të Vjetër”.
Në rajonin e Gjakovës dhe në atë të Rahovecit ka krom. Bakri dhe mangani ndodhen përgjatë Bjeshkëve të Nemuna. Gjetjet e magnezitit janë në Golesh, Strellc, Deçan dhe Duboc, kishte pohuar Stanishiq.
Sipas tij, qarqet e privilegjuara të pushtetit e vlerësojnë vlerën e xeheve të plumbit, zinkut, argjendit, nikelit, manganit, molibdenit dhe borit (shtatë xeheve strategjike) në Kosovë deri në 1.000 miliardë dollarë amerikanë.
Aktualisht, baseni i minierës “Trepça” është vërshuar me pika hulumtuese të korporatave të fuqishme.
“Lidian International” (deri më 2006 “Rio Tinto”) e kishte hapur më 4 nëntor të vitit 2010 në Prishtinë klubin e vet të biznesit, që punon me intensitet të plotë. Ata qysh në fillim të vitit 2008 kishin raportuar se në Rahovec kanë gjetur një vend ku ka 1.87 gramë ar në ton të mostrës (në rastin më të mirë madje 7.97 gramë për ton).
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











