Maqedonia
Xhaferi: Imazhi i Kosovës në sytë e ndërkombëtarëve ka rënë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, deklaroi se imazhi i Kosovës në sytë e ndërkombëtarëve nuk është në të njëjtat nivele që ka qenë, përcjell albinfo.ch.
Xhaferi thotë se Kosova duhet të merret seriozisht me këtë çështje, dhe se raportet me ndërkombëtarët duhet të përmirësohen. “Fatkeqësisht imazhi institucional i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës sot nuk është në nivelet që kanë qenë para shumë kohësh.
Sot, ka shkuar në kontekstin negativ. Pra ne nuk na vjen mirë dhe nuk kënaqemi me këtë situatë. Ne na prekë, jemi të shqetësuar për faktin se vetë shqiptarët e Maqedonisë kanë dhënë kontribut që shteti i Kosovës të jetë shteti i Kosovës, të ngrihet në nivelin që duhet dhe nuk është aspekti im individual, por është ndjesia e shumë shqiptarëve në Maqedoni.
Për faktin se kanë shumë kontribut shqiptarët nga Maqedonia dhe ne bashkëndjejmë aspektin e humbjes së imazhit që ka pasur paraprakisht Republika e Kosovës”.
“Duhet me u marrë drejtpërdrejt më shumë dhe për të rregulluar raportet. Ne nuk themi të pranohet me çdo kusht, por duhet të koncentrohen në përgjegjësi që na takojnë me vendet tona dhe jo me u marrë me fqinjët dhe statusin e fqinjësisë”, tha Xhaferi
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












