Futboll
Xhaka drejt Milanit, a po e sheh Leverkuseni si zëvendësues të tij Ardon Jasharin?
E ardhmja e Granit Xhakës te Bayer Leverkusen po hyn në një fazë vendimtare, ndërsa AC Milan intensifikon përpjekjet për ta transferuar kapitenin e Zvicrës në “San Siro”. Në sfond të kësaj lëvizjeje të madhe, ka nisur të përflitet gjithnjë e më shumë për një tjetër emër të futbollit zviceran, Ardon Jasharin, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
22-vjeçari i Luzernit është në radarët e Milanit prej kohësh dhe ditët e fundit kuqezinjtë kanë zhvilluar kontakte konkrete për ta bindur të transferohet në Serie A. Megjithatë, kërkesa e lartë financiare e Club Brugge që kontrollon të drejtat e tij prej 35 milionë eurosh, ka frenuar çdo përparim të menjëhershëm në bisedime.
Në këtë situatë, skenari i një shkëmbimi indirekt mes dy klubeve bëhet gjithnjë e më realist: nëse Xhaka largohet drejt Milanit, Bayer Leverkusen do të kishte arsye të forta për të zëvendësuar liderin e mesfushës me një profil të ri, të talentuar dhe premtues si Jashari. Sidomos tani që klubi gjerman disponon një buxhet të fuqishëm pas shitjes rekord të Florian Wirtz te Liverpooli për 140 milionë euro, transmeton albinfo.ch.
Drejtori sportiv i Leverkusenit, Simon Rolfes, duke komentuar për “Sport-Bild” në lidhje me mundësinë e largimit të Xhakës, tha: “Nuk jemi të detyruar ta bëjmë këtë. Do ta linim dikë tjetër vetëm nëse do të kishte kuptim për ne në mënyrë që ta plotësonim më tej ekipin në përputhje me rrethanat”.
Këto fjalë ngrenë pikërisht mundësinë që “zëvendësimi me kuptim” i Xhakës të jetë pikërisht Jashari – një lojtar me cilësi organizative, i rritur në sistemin zviceran, dhe me perspektivë afatgjatë.
Nëse kjo manovër realizohet, Milan do të fitonte një lider të gatshëm si Xhaka, ndërsa Leverkusen do të përfitonte një investim të ri për të ardhmen në mesfushë. Por një gjë duket gjithnjë e më e qartë: nuk ka gjasa që të dy, Xhaka dhe Jashari, të përfundojnë te Milani marrëveshja është thjesht shumë e kushtueshme për t’u përballuar në një merkato të vetme, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? Shifrat e reja kantonale tregojnë se komunat në Cyrih po mbështeten gjithnjë e më pak në... -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten












