Futboll
Xhaka e Shaqiri do të shpërblehen me bonuse nëse Zvicra arrin sukses në Euro 2024
Tashmë dihet se të shtunën, më 15 qershor, Zvicra nis aventurën e Kampionatit Evropian 2024 kundër Hungarisë. Ashtu sikur në të gjitha kampionatet evropiane e botërore, Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin me shokë i presin bonuse të mëdha, gjithmonë nëse skuadra shënon sukses në këtë kompeticion, përcjell albinfo.ch.
Por sa saktësisht? Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) nuk dëshiron ta zbulojë këtë, po i mban sekret bonuset për lojtarët. Por ka disa të dhëna. Federata nuk ka qenë gjithmonë aq sekrete në të kaluarën – pagesat e bonusit për Kupat e Botës 2010 dhe 2014 në Afrikën e Jugut dhe Brazil u bënë publike.
14 vjet më parë shoqata paguante 10 mijë franga për pikë të fituar në fazën e grupeve. Do të kishte qenë 50,000 franga për t’u kualifikuar në raundin e 16-të. Por kjo nuk ndodhi, sepse zviceranët dështuan në fazën e grupeve, pavarësisht se fitoi kundër kampionëve të botës, Spanjës. Për katër pikët kundër Spanjës dhe Hondurasit, secili lojtar mori të paktën 40,000 franga, raporton gazeta zvicerane “Blick”, përcjellë KosovaPress.
“Si gjithmonë, ne nuk publikojmë shifra të detajuara për bonuset. Sipas praktikës së SFV-së gjatë dy vjetëve të fundit, shpërblimet për këtë turne janë shumë të lidhura me performancën. Nuk ka më bonus pikësh, ka shpërblime për skuadrën pasi të arrijë në 1/8”, shpjegon federata.
Bonuset e suksesit tashmë janë negociuar nga këshilli i lojtarëve me kapitenin Granit Xhaka dhe pesë bashkëlojtarët e tij, Xherdan Shaqiri, Yann Sommer, Manuel Akanji, Remo Freuler dhe Denis Zakaria, si dhe komisioni i bonusit SFV, i kryesuar nga drejtori, Pierluigi Tami.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua












