Sport
Xhaka heq dilemat: “Kam vendosur për Zvicrën dhe nuk e ndryshoj qëndrimin!”
"Shaqiri, Behrami, unë dhe shumë të tjerë kemi qenë përgatitës të terrenit që Kosova të njihet nga UEFA dhe FIFA. Kështu ne e kemi dhënë kontributin tonë”, ka thënë Granit Xhaka.
Xhaka, Shaqiri, Behrami dhe lojtarët tjerë shqiptarë të kombëtares zvicerane janë bërë prej kohësh pjesë e debateve të nxehta lidhur me atë se a do të luajnë për Kosovën apo për Zvicrën, shkruan albinfo.ch. Kohëve të fundit, në prag të Evropianit 2016, këto debate, sidomos nga ana zvicerane vetëm sa janë polarizuar më tepër, duke vënë në siklet lojtarët në fjalë.
Atyre u është zënë për të madhe përse nuk përcaktohen qartë se për cilin ekip duan të luajnë, duke i kritikuar përse lënë hapësirë spekulimi se mund të kalojnë në Kombëtaren e Kosovës, apo më herët, edhe atë të Shqipërisë.
Në këtë kontekst më së shpeshti është “sulmuar” Xhaka, duke iu referuar deklarimeve ë tij të mëhershme se lidhur me angazhimin eventual për Kosovën do të mendojë vetëm pasi që kombëtarja kosovare të pranohet në UEFA dhe FIFA. Tash kur kjo ka ndodhur, Xhaka me një deklaratë dhënë portalit blick.ch ka hequr dilemat: “Kjo nuk ka qenë kurrë temë në familjen tonë. Unë kam vendosur për Zvicrën dhe mbetem pranë këtij vendimi”, citon portali Granit Xhakën.
Më tutje ai citohet të ketë thënë se “nuk dëshiron t`ua zë vendin shumë talenteve të rinj kosovarë. Ata e kanë merituar të luajnë për Kosovën, të tregojnë veten, përcjell albinfo.ch. “Shaqiri, Behrami, unë dhe shumë të tjerë kemi qenë përgatitës të terrenit që Kosova të njihet nga UEFA dhe FIFA. Kështu ne e kemi dhënë kontributin tonë”, ka thënë Granit Xhaka.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












