Sport
Xhaka, i lumtur me golin e parë (video)
Ky ishte goli i parë në fanellën e Arsenalit për futbollistin shqiptar, i cili u transferua te londinezët për 45 milionë euro
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka shënuar golin e parë në fanellën e Arsenalit. Ai realizoi në fitoren e Arsenalit prej 4:1 ndaj Hull Cityt, shkruan albinfo.ch.
Xhaka ka realizuar në minutën e 92-të nga rreth 30 metra, duke realizuar një gol shumë të bukur.
Ky ishte goli i parë i tij në fanellën e ‘Topçinjve’, që e bën shumë krenar, por shpreson që të mos jetë i fundit.
“Një fitore e merituar. Ju lumtë djem. Shumë i kënaqur të jem pjesë e kësaj fitoreje duke dhënë kontributin tim të përkushtuar. Shumë krenar të jem pjesë e Arsenalit dhe që shënova golin tim të parë, që shpresoj të mos jetë goli im i fundit për këtë ekip të mrekullueshëm”, ka shkruar Xhaka në ‘Facebook’. Atë e ka uruar pas ndeshjes edhe bashkëlojtari i tij te Arsenali, Shkodran Mustafi. Të dy janë transferuar në Arsenal gjatë verës.
https://www.youtube.com/watch?v=aG8sPnmbdtY
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Drejt fundit të tarifës së dyfishtë të energjisë elektrike: përshtatja dhe ndryshimet në konsumin e energjisë Midis zhvillimeve teknologjike dhe tranzicionit drejt energjive të rinovueshme, peizazhi i energjisë zvicerane po pëson transformime...
-
Mostransparencë e plotë në marrëveshjet mes siguruesve dhe spitaleve private
-
Procedura e shpejtë e azilit zbatohet në katër nga gjashtë qendrat federale
-
Bernë: Parukierja me kombinim të pazakontë – prerje, larje dhe këshilla juridike
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote