Lajme
Xhaka: Jam i lënduar nga komentet e fansave
Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, është sqaruar për përplasjen me tifozët e klubit të tij, në ndeshjen me Crystal Palacen në Ligë Premiere
Ai u ka kërkuar falje tifozëve për sharjet që u kishte bërë.
Xhaka ka thënë se kishe dalë nga vetja për shkak të abuzimeve që kishte marrë që një kohë të gjatë në lidhje me të dhe familjen e tij, shkruan GSH, përcjell albinfo.ch.
Letra e plotë e Granit Xhakës:
Pasi kam marrë kohën e nevojshme për të reflektuar në atë që ka ndodhur të dielën, do të doja të jap një shpjegim në vend të një përgjigjeje të shpejtë. Skenat që ndodhën rreth zëvendësimit tim më kanë shokuar. E dua këtë klub dhe jap gjithmonë 100 për qind të vetes.
Ndjenjat e mija që të mos kuptohem nga fansat dhe komentet abuzuese që përsëriteshin në ndeshje dhe në rrjete sociale përgjatë javëve të fundit dhe muajve, më kanë lënduar thellë. Njerëzit kanë thënë gjëra si “Do të të thyejmë këmbët”, “Do të vrasim gruan tënde” dhe “Urojmë që vajza jote të marrë kancerin”.
Kjo më ka trazuar dhe kam arritur në pikën që kam shpërthyer kur ndjeva refuzimin në stadium të dielën.
Në këtë situatë, humba veten dhe reagova në atë mënyrë të parespektueshme ndaj grupit të fansave që përkrahin klubin tonë, ekipin dhe mua me energji pozitive. Kjo s’ishte qëllimi im dhe kërkoj falje nëse kjo është ajo që mendojnë njerëzit.
Uroj që të kthehemi me respekt të përbashkët, të kujtojmë pse kemi rënë në dashuri me këtë lojë në vend të parë. Të ecim bashkë pozitivisht përpara.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












