Lajme
Xhaka thotë fjalë të mira për Zhegroven
Xhaka ka folur me superlativa për Zhegrovën
Taulant Xhaka, në një intervistë për zviceranen “Blick”, ku ka folur për shumë tema, është pyetur edhe për Edon Zhegrovën, talentin e Kosovës, që nuk po luan rregullisht te Baseli.
Gjërat kanë nisur të ndryshojnë së fundmi, por prapëseprapë Edoni duhet të punojë edhe shumë për ta bindur trajnerin e Baselit.
Sido që të jetë, Xhaka s’ka asnjë dyshim se Zhegrova është një talent i jashtëzakonshëm, por që, sipas tij, në fillim nuk e ka marrë edhe seriozisht këtë punë.
“Edoni luftoi në fillim për të ndarë argëtimin me seriozitetin. Sidoqoftë, na ndihmon shumë me driblimin e tij, me cilësitë që ka”, u shpreh Xhaka.
“Ai e di se ende mund të përmirësohet, veçanërisht në fazën mbrojtëse”.
“Nuk kemi pse të flasim në mënyrë agresive për klasin e tij. Nëse e ka topin në këmbë, diçka ndodh”, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane Inteligjenca artificiale i ndihmon dyqanet dhe restorantet të porosisin sasinë e duhur të produkteve të freskëta... -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike












