E-Diaspora
Xhaka, “vetëm hijen” në Gjermani?
Kur gazetarët gjermanë e kanë pyetur çfarë ka të vërtetë në fjalët për Lazion, Xhaka ka thënë: “Nuk dua të them asgjë për këtë. Unë vazhdoj të jem në kontratë me Borussian. Është fakt se nuk po luaj..."
Pas mbarimit të stërvitjeve të premten, mesfushori i Borussia Mönchengladbach-ut, Granit Xhaka u kushton mjaft kohë fansave të klubit të tij, të cilët kanë ardhur me qindra në Borussia-Park. Pothuaj gjysmë ore ia merr Xhakës vetëm dhënia e autografeve. Gjithë kohën duke buzëqeshur, ai plotëson po ashtu dëshirën e secilit për një fotografi të përbashkët me të. Por, a është kaq idilik raporti i Xhakës me Borussia-n? Thellë në brendinë e Granitit zien. Ai është i frustruar për faktin se pothuaj gjatë gjithë sezonit nuk mundi të luante ndonjë rol në Gladbach.
Nga super djaloshi i 8.5 milionëve u bë rezervist i përhershëm. Edhe vendi i përhershëm në kombëtaren e Zvicrës tashmë i ka dështuar. Dhe, tash shpeshtohen zërat se Xhaka, përkundër kontratës me Borussia-n që e obligon deri në vitin 2017, ai po mendon seriozisht për një “arratisje” nga Gladbach-u. Disa medie italiane po shkruajnë se Xhaka në verë që vjen do të kalojë në Lazio të Romës. Ato thonë se romakët janë të gatshëm të paguajnë ndryshimin prej më shumë se 5 milionë eurove. Kur portali gjerman Express.de e ka pyetur lojtarin shqiptar se çfarë ka të vërtetë në fjalët për Lazion, Xhaka ka thënë: “nuk mund të them asgjë. Dhe nuk dua të them asgjë për këtë. Unë vazhdoj të jem në kontratë me Borussian. Është fakt se nuk po luaj”. Dhe, kjo u tingëllon gazetarëve gjermanë si përshëndetje nga Gladbach-u.
Ndërkaq, shefi i Borussia Mönchengladbach Max Eberle thotë se me dëshirë do ta mbante Granitin. “Ne nuk kemi aktualisht ndonjë interes të bëjmë çfarëdoqoftë (me Xhakën) këtë verë. Nuk është synim yni ta japim djaloshin”. Mirëpo, i pyetur nëse mbetja e Granit Xhakës në Gladbach është diçka definitive, Eberle shprehet:”E çfarë ka definitive në futboll?”
Manager Max Eberl würde bei etwas als fünf Millionen Euro Ablöse nicht nur ein Verlustgeschäft machen – er will Granit gerne behalten. „Wir haben derzeit kein Interesse, irgendetwas im Sommer zu tun. Es ist nicht unser Streben, den Jungen abzugeben.“
Die Frage, ob Xhaka definitiv bleiben wird, umkurvte Eberl: „Definitiv – was ist schon im Fußball definitiv?“
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












