E-Diaspora
Xherdan Shaqiri i gëzohet trofeut që i vjen nga Kosova
Futbollistit shqiptaro-zviceran që luan për Bajernin, Xherdan Shaqiri, i është gëzuar trofeut nga Federata e Kosovës: „lojtari më i mirë shqiptar në diasporë“.
Federata e Futbollit të Kosovës kishte shpallur yllin me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit si lojtarin më të mirë të diasporës në manifestimin e sivjetmë të shpalljes së më të mirëve për vitin 2013, në një organizim të zhvilluar ditë më parë në Prishtinë.
“Faleminderit shumë. Futbollisti më i mirë në vitin 2012-2013 nga Diaspora. Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj”, ka shkruar Xherdan Shaqiri në Facebook.
Mungesën e Xherdanit në manifestimin në Prishtinë e zëvendësoi vëllai i tij, i cili si shenjë falënderimi për këtë mirënjohje që i jepej Shaqirit, i dhuroi presidentit të FFK-së, Fadil Vokrrit një fanelë të klubit FC Bayern me emrin dhe numrin 11 të Shaqirit.
Federata e Futbollit të Kosovës vlerësoi Zvicrën si çerdhe e talentëve shqiptarë të futbollit.
/albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit Operacionet e fluturimit në pistën e prekur do të rifillojnë këtë të shtunë. Kjo ishte planifikuar... -
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
Qeveria zvicerane shpjegon të mirat dhe të këqijat e propozimit “Jo 10 milionëve” -
A do të sjellë El Niño nxehtësi rekord në Zvicër?












