Sport
Xherdan Shaqiri imagjinon 11-shen e tmerrshme tek FC Basel
Xherdan Shaqiri (27) ka folur për një kthim të mundshëm në Zvicër, duke e imagjinuar ekipin më të fortë të FC Basel me ish yjet e tij. "Uh, çfarë ekip i ëndrrave do të mund të bëhej"!!!
Të shtunën, Xherdan Shaqiri (27) përsëri është kthyer në normalitet, shkruan “Blick”, përcjell Albinfo.ch. Pas fitores 5:2 kundër Belgjikës, me Liverpoolin ai do të takohet kundër Watfordit. Shaqa është nën kontratë me anglezët për pesë vite, deri në vitin 2023, ndërsa tani ka arritur zenitin e karrierës. Por, gjithashtu mendon edhe për “rënien” e karrierës së tij. A është ai njëri nga ata lojtarë, që do të ktheheshin në FC Basel?
“Është ende një rrugë e gjatë dhe me Liverpoolin dua t’i arrij ambiciet e mia”, thotë ai. “Por, kthimi në Bazel është gjithmonë një opsion. Për prindërit e mi, do të ishte e veçantë nëse do të kthehesha në FCB. Ndoshta unë do të luaja me të kthyerit e tjerë. Po që se vërej se çfarë akipi mund të bëhet me ish lojtarët e FCB, wow”, transmeton Albinfo.ch.
Shaqiri llogarit në: “Sommer në gol, në mbrojtje Schär, Akanji, Abraham, në mesfushë Lang, Rakitiç, Xhaka, Elneny, përpara Embolo dhe unë. Ende nuk i përmendëm Dragoviç, Derdiyok, Elyounoussi apo Steffen”.
Ivan Rakitiç (30) tashmë ka bërë të ditur se mund ta imagjinojënjë kthim në FCB pas kohës së kaluar tek FC Barcelona: “Do të ishte një ëndërr e madhe përsëri të luash në Joggeli me trikon e FCB-së”.
Granit Xhaka (26), për “Basellandschaftliche Zeitung” në pyetjen nëse një kthim i mundshëm i tij tek FCB është njëri ndër qëllimet, ka pohuar: “Patjetër! Por, me siguri se nuk do të jetë rasti në moshën 28-vjeçare, dua të jem i sinqertë. Shembulli më i mirë për mua është rasti i Alex Frei, i cili u kthye në moshën tridhjetëvjeçare dhe ka sjellë fuqinë tek FCB duke i dhuruar disa tituj. “Gjatë nënshkrimit të kontratës me FCB, Alex Frei kishte 30 vite e dy ditë, njofton Albinfo.ch.
Me këtë rast, Xherdani ka imagjinuar edhe njëmbëdhjetëshin ideale të FC Basel. Sipas Transfermarkt.ch, njëmbëdhjetë lojtarët e ekipit do të kishin një vlerë tregu prej 365.5 milionë eurosh, informon Albinfo.ch.
Skuadra e tanishme e FCB me 29 lojtarë, ka një vlerë prej vetëm 53.5 milionë!
Ekipi i ëndrrave të FCB: Yann Sommer (Gladbach, 13 mil.); Fabian Schär (Newcastle, 3 mil.), Manuel Akanji (Dortmund, 33 mil.), David Abraham (Frankfurt, 4 mil.); Michael Lang (Gladbach, 4.5 mil.), Ivan Rakitiç (Barcelona, 70 mil.), Granit Xhaka (Arsenal, 40 mil.), Mohamed Elneny (Arsenal, 10 mil.); Xherdan Shaqiri (Liverpool, 20 mil.), Breel Embolo (Schalke, 18 mil.), Mohamed Salah (Liverpool, 150 mil.).
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare: “Through Roots We Rise”, një kapitull i ri në marrëdhënien me diasporën Samiti IV i Diasporës Shqiptare vjen këtë vit me mesazhin qendror “Through Roots We Rise”, duke... -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Takohen Dredha-Latifi, diskutojnë për bashkëpunimin dhe shërbimin ndaj diasporës në Zvicër -
Danimarkë
Kopenhagë, festohet 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Viti 2025 i vlerësuar si vit i shkëlqyer për verën zvicerane Prodhuesit e verës zvicerane raportojnë se vera e vitit 2025 ka qenë me cilësi të shkëlqyer,... -
Europol godet grupe mafioze, katër të arrestuar në Zvicër -
Kriza në policinë kantonale të Jurës: presion dhe mesazhe raciste të shumta -
Këshilli i Madh i Vaudit mbështet marrëveshjet kolektive mbi pagën minimale kantonale -
Çfarë duhet të bëjnë udhëtarët zviceranë të bllokuar në Lindjen e Mesme














