Lajme
Xherdan Shaqiri këndon rep
Ajo që shihet dhe dëgjohet është dëshmi për talentin e fshehur muzikor të Shaqirit
Se Xherdan Shaqiri është magjistar i futbollit, nuk dyshon më askush. Por kush do të mendonte se ai ka talent edhe për muzikë? Ai e ka dëshmuar këtë prirje të panjohur deri më tash në solemnitetin e hapjes së shitores së veshjeve sportive “Nike” në Cyrih, ku xhuxhi magjik ishte mysafir nderi.
Me këtë rast ai, pa ngurruar fare kishte hipur në skenë duke lavdëruar trikon dhe atletet e sponsorit të tij. Por, nuk përfundon me kaq: moderatori dhe reperi Knackeboul e kthen Shaqirin sërish në skenë.
Së pari reperi në fjalë improvizon një tekst dhe pas tij edhe Xherdani. Ai merr mikrofonin, e shtrëngon fort mbi buzë dhe jep taktin. Ajo që shihet dhe dëgjohet është dëshmi për talentin e fshehur muzikor të Shaqirit.
Në hapjen e lokalit kanë marrë pjesë edhe Yan Sommer, Granit Xhaka, Adrian Nikçi dhe Alain Sutter.
Gjatë javës së parë të hapjes së shitores Nike (5-11 mars) e gjithë fasada e qendrës tregtare “Jelmoli” do të jetë e mbuluar nga portretet gjigante të sportistëve si: Roger Federer, Xherdan Shaqiri, Sara Meier etj. Këta janë duke i bërë reklamë fushatës “makeitcount” të NIke-s që sensibilizon popullatën për tu marrë sa më shumë me sport.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar










