Sporte Luftarake
Xhoxhaj më 7 qershor mbron titullin kampion Evrope në Hamburg
“Më 7 qershor 2025, në Hamburg, do të zhvillohet një nga ndeshjet më të rëndësishme të karrierës sime”, është shprehur boksieri Labinot Xhoxhaj
Boksieri shqiptar Labinot Xhoxhaj do të ketë një meç shumë të rëndësishëm në karrierën e tij, shkruan albinfo.ch.
Ai ka ftuar bashkëatdhetarët për mbështetje në sfidën e 7 qershorit për të mbrojtur titullin e kampionit të Evropës.
Më 7 qershor 2025, në Hamburg, do të zhvillohet një nga ndeshjet më të rëndësishme të karrierës sime. Do të mbroj titullin Kampion Europe (EBU) dhe do të luftoj për një tjetër brez të madh WBC International Silver Heavyweight përballë një kundërshtari të fortë, të pamposhtur, siç është Aliev.
Kjo sfidë është kulmi i shumë viteve sakrifice, djersë, mund dhe pune të pandalshme. Kam kaluar shumë beteja, në ring dhe jashtë tij, por asnjëherë nuk kam qenë vetëm. Pas meje gjithmonë ka qenë familja, trajnerët, miqtë dhe ju, populli im.
Ju ftoj nga zemra të jeni me mua edhe kësaj here.
Çdo fjalë mbështetëse, çdo lutje, çdo ndjekje është fuqi për mua në ring.
Le ta bëjmë këtë fitore bashkë. Jo vetëm për mua, por për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen”, shkruan Xhoxhaj në Facebook.
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












