Kosova
Xhudisti i ri, Jon Kuka, fiton medalje të bronztë
Xhudisti Jon Kuka ka fituar medalje të bronztë në garën ndërkombëtare “Sarajevo European Judo Hopes Cup”.
Është gara e parë zyrtare e EJU-së për xhudistët e grupmoshës U15. Po paraqiten plot 300 xhudistë nga 75 klube të 13 shteteve.
Jon Kuka garoi në kategorinë deri 46 kilogramë. Xhudistët e rinj, pos garës gjatë qëndrimit në Sarajevë, ndjekin edhe ligjërata për sportin e tyre. Është kjo një iniciativë e re e Unionit Evropian të Xhudos për të rritur edhe më shumë sportin luftarak, ku Kosova ka prekur kulmin.
Jon Kuka është djali i kryemjeshtrit të xhudos, Driton Kuka. Joni për trajnerë në Sarajevë i kishte kampionen olimpike, Majlinda Kelmendi dhe Fatos Tabakun./Koha.net
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












