Futboll
Yakin: Ndeshja me Kosovën, sfida më e madhe emocionale për Zvicrën
Lojtarët si Xhaka, Shaqiri dhe Jashari do të përballen me kritika nga tifozët kundërshtarë. “Nuk duhet të lejojmë që të provokohemi”, apelon Yakin
Mediat zvicerane shkruajnë se kombëtarja e Zvicrës ka pasur shumë fat me grupin me të cilin luan gjatë Evropianit 2024. Përveç kombëtares së Zvicrës, Grupi I përbëhet nga: Izraeli, Rumania, Kosova, Bjellorusia dhe Andorra.
Murat Yakin lidhur me këtë ka thënë: “Nuk ka kundërshtarë të lehtë, por në fund ky është padyshim një grup i realizueshëm. Kjo, sidomos kur shohim grupin tjetër me Italinë, Anglinë dhe Ukrainën…»
Megjithatë, ai ka apelin e tij: “Ne po e presim veçanërisht me padurim Kosovën, këto janë gjithmonë lojëra speciale. Ne patëm një lojë miqësore në mars dhe zhvillimet duhet të jenë sërish miqësore,e dhe në kualifikueset e Kampionatit Evropian”.
Megjithatë, siç e theksojnë mediat zvicerane, fakti se dy lojtarët më të rëndësishëm që luajnë për Zvicrën, Xhaka dhe Shaqiri, por dhe Jashari, janë shqiptarë nga Kosova.
Historia e Kosovës është ende shumë e re – ka gjashtë vite që njihet si shtet nga FIFA. Me shumë shtetas të dyfishtë zvicerano-kosovarë në të dyja anët. Dueli i vetëm i drejtpërdrejtë kundër Zvicrës në mars të këtij viti është ende i freskët në mendjen e Yakinit, sepse stadiumi Letzigrund i shitur në tërësi, ndihej si një lojë jashtë fushe, shkruan blick.ch.
Pavarësisht atmosferës së ngarkuar nacionale, miqësorja përfundoi me rezultat të butë 1:1, transmeton albinfo.ch. “Ndeshja tregoi se është një duel mes miqsh”, thotë Yakin, pa anashkaluar faktin se përballja e parë serioze kundër Kosovës do të jetë sfida më e madhe emocionale në Grupin I. Dhe duke e ditur se lojtarët si Xhaka, Shaqiri dhe Jashari do të përballen me gjithë gamën e kritikave nga tifozët kundërshtarë. “Nuk duhet të lejojmë që të provokohemi”, apelon Yakin.
“Bëhet fjalë për tri pikë. Gjërat do të jenë ndryshe atje, por shpresoj se do të jetë një festë për të gjithë, pavarësisht gjithçkaje.”
Kualifikimi EM fillon më 23 mars dhe zgjat deri më 21 nëntor 2023.
Raundi final do të fillojë më 14 qershor 2024.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Çfarë është një “ekstrakt i regjistrave kriminale” dhe për çfarë nevojitet në Zvicër? Nëse keni jetuar në Zvicër për njëfarë kohe, ka shumë mundësi që t’ju jetë kërkuar të... -
Për cilat poste politike zvicerane mund të kandidojnë shtetasit e huaj të natyralizuar? -
Pothuajse 96% e përfitimeve të vonuara të papunësisë janë paguar -
Aeroportet zvicerane shënojnë numër rekord udhëtarësh -
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve














