Lajme
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore
"Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme për të siguruar efektivitetin e sistemit të burgjeve"
“Jam e lumtur që jam zgjedhur presidente e Konkordatit të Zbatimit Penal (burgjeve) të Kantoneve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore. Çelësi simbolik përfaqëson përgjegjësinë dhe besimin – themeli i bashkëpunimit tonë brenda Konkordatit”. Kështu shprehet Ylfete Fanaj në një postim të saj në mediat sociale me rastin e marrjes së “çelësit” simbolik të postit të saj të ri, shkruan albinfo.ch.
Fanaj, e zgjedhur afër tri vite më parë në Qeverinë e Kantonit të Lucernit, mban Departamentin e Drejtësisë dhe Sigurisë.
“Sidomos duke pasur parasysh situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme për të siguruar efektivitetin e sistemit të burgjeve dhe për të garantuar sigurinë, sundimin e ligjit dhe rehabilitimin në planin afatgjatë”, thotë më tutje Ylfete Fanaj.
“I shpreh falënderimet e mia të sinqerta paraardhëses sime, Karin Kayser-Frutschi, për përkushtimin e saj të jashtëzakonshëm dhe themelin e vlefshëm mbi të cilin mund të ndërtojmë. Pres me padurim bashkëpunimin e vazhdueshëm me Konkordatin e Zbatimit Penal të Zvicrës Lindore dhe Presidenten e saj, Jacqueline Fehr”, përfundon prononcimi i Ylfete Fanajt.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”
Jeta në Zvicër
-
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve Më shumë se 25 milionë njerëz fluturuan nga Zvicra në vitin 2025. Por për të shkuar... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në













