Lajme
YouTube kufizon videot që përmbajnë dhunë
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2024/03/262040224_highres-587x392.jpg)
YouTube thotë se po prezanton kufizime të reja në videot me armë pas thirrjeve të përsëritura nga aktivistët për të kufizuar “materialet potencialisht traumatike”.
Nga 18 qershori, platforma e ndarjes së videove tha se do të ndalojë çdo video që demonstron se si të hiqen pajisjet e sigurisë së armëve të zjarrit, shkruajnë mediat e huaja.
YouTube, që është në pronësi të Google, do të kufizojë gjithashtu videot që tregojnë armë të bëra vetë dhe armë automatike për përdoruesit nën 18 vjeç.
Ndërsa aktivistët e kanë mirëpritur nismën, ata thanë se YouTube duhet të tregojë se po ndërmerr “veprim të vërtetë” për të parandaluar ekspozimin e fëmijëve ndaj përmbajtjeve ose materialeve potencialisht traumatizuese që mund të nxisin dhunën.
Ndryshe, lëndimet e lidhura me armët kanë qenë shkaku kryesor i vdekjeve për fëmijët dhe adoleshentët në SHBA që nga viti 2020, sipas një raporti nga Fondacioni i Institutit Kombëtar për Menaxhimin e Kujdesit Shëndetësor (NIHCM) me qendër në Uashington.
Në vitin 2022, numri i fëmijëve amerikanë që vdiqën ose u plagosën nga të shtënat me armë arriti një rekord të lartë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtarët janë duke pritur deri në 2 orë në pikën Dheu i Bardhë Fluks i mërgimtarëve drejt Kosovës ...
-
Mërgimtarja e denoncon burrin për dhunë, e sulmoi pasi vendosi të shkojë në pushime me fëmijë
-
Besmir Hoxha, profesionist në fushën e energjisë në SHBA
-
Vazhdojnë ardhjet e mërgimtarëve, pritje në Merdar
-
Pritje të gjata në disa pikëkalime kufitare Kosovë-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis një fushatë ndërgjegjësimi për përdorimin e dronëve Në Zvicër, dhjetëra mijëra njerëz zotërojnë drone. Por përdorimi i këtyre pajisjeve të drejtuara kërkon të...
-
Pse dështuan iniciativat për uljen e kostove shëndetësore në Zvicër?
-
Rrezik zjarri në pyje në kantonin e Valais-it
-
7 kilometra kolona përpara Gotthard-it
-
Roche – kompania më e vlefshme zvicerane, mposht Nestlé-n