Lajme
Zaev akuzon edhe segmente të policisë për dhunën e mbrëmshme
Duke komentuar ndërhyrjen e vonshme të policisë kreu i LSDM-së theksoi se mbrëmë u shkel Kushtetuta dhe ligjet e RM-së dhe se do të kërkohet përgjegjësi nga të gjithë
“Kemi bërë një hap të madh në proceset demokratike mbi bazën e shumicës parlamentare, kemi bërë hapin e parë me zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe do të vazhdojmë me formimin e institucioneve tjera. Uroj Xhaferin dhe përkujtojë se fortë e mbështesim atë”, tha Zaev.
Pastaj ai, duke komentuar dhunën e mbrëmshme tha se një pjesë nga dhunuesit ishin pjesëtarë të policisë dhe disa të tjerë, banditë që kishin për qëllim likuidimin e tij, shkruan alsat.m
“Ajo që ndodhi mbrëmë, ishte tentim për vrasje, kishit rastin ta shihni edhe vetë. Ishte një veprim i koordinuar edhe nga forcat policore”, tha Zaev.
Ai me këtë rast u shpreh se nuk do t’i përgjigjet ftesës së Ivanovit, duke e cilësuar presidentin e vendit si përgjegjës për atë që ndodhi mbrëmë brenda dhe jashtë Kuvendit.
Duke komentuar ndërhyrjen e vonshme të policisë kreu i LSDM-së theksoi se mbrëmë u shkel Kushtetuta dhe ligjet e RM-së dhe se do të kërkohet përgjegjësi nga të gjithë.
“Kjo që ndodhi mbrëmë ishte vetëm një vërtetim për shkeljen e Kushtetutës. Zaev tha se pret dorëheqjen e menjëhershëm të Mitko Çavkovit dhe të ik sa më larg që është e mundur”, tha Zaev.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











