Lajme
Zaev i vendosur: Gjuha shqipe do të shkoj në Kuvend edhe pa Venedikun
Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë, paralajmëron se me ose pa mendimin e Komisionit të Venedikut, ligji për gjuhën shqipe do të hyjë në Kuvend
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev shprehet i vendosur për ta dërguar në Kuvendin e Maqedonisë Ligjin për zyrtarizmin e gjuhës shqipe. Ai madje ka thënë se ky ligj, pavarësisht nëse shkon apo jo në Komisionin e Venedikut, siç pretendon partia opozitare VMRO DPMNE, Ligji do të dërgohet në Parlament.
Sipas Zaevit ligji mund të miratohet, ndërsa i njëjti të hyjë në fuqi pas mendimit të marr nga Komisioni i Venedikut.
I pyetur për obstruksionet e mundshme që mund të burojnë nga VMRO- ja opozitare në lidhje me ligjin e shqipes, Zaev deklaroi se opozita e ka shansin historik të plotësojë premtimin, për afrimin dhe ndërtimin e raporteve me shqiptarët.
Ndryshe, marrëveshja që shqiptarët e Maqedonisë t’i bashkohen Zaevit në koalicionin qeverisës, ka qenë pikërisht zyrtarizmi i gjuhës shqipe në Maqedoni. Madje ishte lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ai që deklaroi se do të dal nga qeveria nëse nuk zyrtarizohet shqipja brenda 100 ditëshit të qeverisë Zaev.
Por kundër shqipes, është dekalruar partia më e madhe opozitare, VRMO DPMNE e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski e cila konsideron se me zyrtarizmin e shqipes, Maqedonia do ta ndahet në dy etnitete.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











