Maqedonia
Zaev: Në BE, por jo me çmimin e identitetit dhe gjuhës
“Bashkimi Evropian nuk na duhet nëse çmimi për këtë do të ishte heqja dorë nga gjuha dhe identiteti maqedonas, pasi do të bëhemi sikur pluhuri i zhdukur në ajër dhe s’do të ketë kush të hyjë në Bashkimin Evropian”. Kështu ka deklaruar kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, duke komentuar deklaratën e komisionerit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, të martën në Shkup, se nisja e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në varet nga marrëveshja e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.
Maqedonia e Veriut, tha Zaev, kërkon ndihmën e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për heqjen e bllokadës bullgare dhe nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në. Por, në anën tjetër, kryeministri maqedonas theksoi përkushtimin për vazhdimin e negociatave me Sofjen për kapërcimin e mosmarrëveshjeve bazuar në vlerat evropiane.
“Edhe pse me gjasë Bullgaria do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare, unë shpresoj se do të mund të arrijmë një marrëveshje me qeverinë e përkohshme të ekspertëve…Ne kemi arritur edhe marrëveshje tjera të mëdha, duke mbrojtur veçoritë tona kombëtare, pasi kemi të bëjmë të drejtën e vetpërcaktimit. Nuk mund të ketë asnjë marrëveshje që do të përcaktonte identitetin apo gjuhën tonë. Kjo është në kundërshtim edhe me parimet dhe vlerat evropiane”, ka deklaruar kryeministri Zaev.
Edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, ka theksuar gatishmërinë për vazhdimin e bisedimeve, por në anën tjetër, ai ka kërkuar angazhim më të madh nga BE-ja, meqë siç ka thënë, “njerëzit në Maqedoninë e Veriut janë lodhur nga ky debat i gjatë dhe premtimet e njëjta pasi kanë kaluar 20 vjet nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe ende jemi në pritje të nisjes së bisedimeve”.
Duke komentuar deklaratën e komisionerit për Zgjerim dhe Fqinjësi të BE-së, Oliver Varhelyi, i cili nuk ka përjashtuar mundësinë që bisedimet e anëtarësimit të nisin vetëm me Shqipërinë dhe jo njëkohësisht me dy vendet, siç ishte thënë më parë, Dimitrov tha se nuk beson se kjo do të ndodhë.
“Komisioni Evropian në nëntor të vitit të kaluar propozoi nisjen e bisedimeve me dy shtetet (v.j. Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë). Topi tani është te shtetet anëtare dhe mesazhet nga këto shtete tani po i dëgjojmë. Austria tha se dëshiron dy konferenca ndërqeveritare. Para disa ditësh kjo u tha edhe nga Çekia, ndërsa të njëjtën e bëri të ditur nga Brukseli edhe shefi i diplomacisë gjermane (Heiko Maas). Kështu që kemi një numër të madh të shteteve anëtare që duan dy konferenca apo nisjen e bisedimeve me dy shtetet njëkohësisht”, ka deklaruar Dimitrov./ReL
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete? Nëse votuesit zviceranë do të mbështesnin propozimin e krahut të djathtë për të frenuar numrin e... -
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura -
Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën -
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar














