Gruaja
Zana Ramadani del me libër kundër islamit politik dhe mbulesës së gruas
“Gratë myslimane udhëheqin në familje. Ato i edukojnë bijat e tyre që të bëhen krijesa amorfe e të pavullnetshme ndërsa bijtë e tyre, maço të llastuar”, thotë Zana Ramadani
Zana Ramadani, shqiptarja nga Maqedonia, e cila qe bërë e njohur si bashkëthemeluese e organizatës “Femen” për Gjermani, është paraqitur së fundi edhe si autore e një libri. “Die verschleierte Gefahr” (Kërcënimi i mbuluar) quhet ky libër, i cili në opinionin gjerman po bën jehonë për tonin kritik që autorja përdor kundrejt islamit politik, shkruan gazeta austriake “Die Kronne”, e cila ka zhvilluar një bisedë me Zana Ramadanin.
Është interesante se në këtë prezantim, shqiptarja 33 vjeçare e vë në thumb të kritikës pikërisht gruan myslimane, transmeton albinfo.ch. “Gratë myslimane udhëheqin në familje. Ato i edukojnë bijat e tyre që të bëhen krijesa amorfe e të pavullnetshme ndërsa bijtë e tyre, maço të llastuar”.
Vetë Zana Ramadani është rritur në një familje myslimane (shqiptare nga Maqedonia) dhe ka ardhur në Gjermani si vajzë e vogël 7 vjeçare. Ajo e ka ndjerë në lëkurën e vet forcën (dhunën) e së ëmës dhe e ka vënë atë në fokus të librit të saj.
“Dora e një myslimaneje godet në mënyrë shumë të lirshme mbi të bijën, edhe pse kjo nuk mbështetet në kuran. Gratë e shohin veten si mbrojtëse të një tradite , nga e cila kanë vuajtur vetë ato”, thotë politikania e CDU-së, përcjell albinfo.ch. Ajo nuk e kursen shoqërinë nga kritika për “maninë e tolerancës” së saj në lidhje me mbulesën myslimane të gruas.
Pavarësisht a është fjala për shaminë e kokës apo për burka, që të dyja janë fare qartë kundër barazisë së gruas dhe njëkohësisht janë simbole të islamit politik. Këto veshje simbolizojnë, sipas saj, paaftësimin dhe `defeminizimin`e grave.
Por përse atëherë edhe vetë gratë marrin pjesë në këtë proces? “Për shkak të sigurisë në familje. Shumë nga to nuk kanë jetë jashtë komunitetit të tyre. Ne duhet ta ndërpresim sjelljen tonë që islamin politik dhe diskriminimin e vazhdueshëm të gruas myslimane, duke e minimizuar, e paraqet si respektim të identitetit kulturor. Integrimi dhe arsimimi janë detyra të shtetit dhe jo të shoqatave të myslimanëve”, ka thënë Zana Ramadani në intervistë.
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












