Lajme
Zbulohen pamjet e reja të Lamborghini-t
Mësohet se në prag të prezantimit zyrtar, fotot e modelit Countach LPI 800-4 të Lamborghini “dolën” në internet, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ai është një model që ringjall emrin legjendar “Countach”, dhe prodhimi i të cilit do të jetë i kufizuar.
Fotografitë e tij janë shfaqur në mediat sociale dhe zbulojnë se Countach i rilindur bazohet në modelin Xian, i cili gjithashtu u krijua bazuar në Aventador.
Për më tepër, vetura është zbukuruar me karakteristika të projektimit të huazuara nga versionet origjinale Countach, të cilat janë përshtatur me epokën moderne.
Lamborghini ka lëshuar më parë pamje për veturën e ardhshme që shfaqin etiketën “Countach”, duke lënë të kuptohet një motor V12.
Countach bëhet kështu një nga modelet më të famshme të Lamborghini të rilindur për shekullin 21.
Pritet të fuqizohet nga një motor V5 6.5 litra me një sistem hibrid të butë, i cili zhvillon 789 kuaj fuqi, si dhe të ketë fuqi në të gjitha rrotat. Çmimi i tij do të jetë rreth 3 milionë euro.



E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike Rritja e çmimeve e lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme ushtron presion mbi bizneset e... -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër -
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë











