Lajme
Zbulohet gjysmë toni kokainë në fabrikën e Nespresso-s: Arrestohen dy shqiptarë
Ata janë arrestuar në Itali, në kuadër të hetimit për kokainën e sekuestruar në një fabrikë kafeje zvicerane. Vlera e shitjes në treg, 50 milionë franga
Në maj të vitit 2022 Policia Kantonale e Friburgut kishte konfiskuar 500 kilogramë kokainë në fabrikën Nespresso në Romont, kantoni Friburg. Punonjësit e Nespresso patën zbuluar një substancë të bardhë të panjohur gjatë shkarkimit të kokrrave të kafesë nga Brazili, transmeton albinfo.ch. Zyrtarët më pas gjetën aty kokainë me një pastërti prej 80 për qind në gjithsej gjashtë kontejnerë.
Vlera e shitjes në treg u vlerësua në mbi 50 milionë franga.
Hetimi për rastin kohët e fundit nga ana e prokurorisë publike të Freiburgut kishte ngecur. Por pastaj zyra e prokurorit publik në Basel-Landschaft e ka marrë përsipër rastin. Tashmë dy të dyshuar nga Shqipëria janë arrestuar me urdhër të Zvicrës, shkruan 20 Minutes. Të dy janë të vendosur në Lombardi, në Italinë veriore.
Siç ka raportuar një media shqiptare, njëri prej të dyve kishte kryer tashmë një krim, përfshirë këtu edhe në Tiranë. Ai tashmë është ekstraduar, siç raporton “24heures”, duke iu referuar një raporti nga “Gotham City”.
Dy ditë para se malli të zbulohej në Romont, dy personat thuhet se janë përpjekur më kot të nxjerrin drogën nga kontejneri në Frenkendorf (BL). Megjithatë, organizatorët e supozuar të dërgesës së kokainës nuk mundën kurrë të kapnin pluhurin e bardhë, sepse ngarkesa ishte dërguar tashmë në Glâne.
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se kokaina, e cila dërgohej në thasë kafeje, nuk ishte e destinuar për kompaninë Nespresso në Romont, përcjell albinfo.ch. Kokaina kishte udhëtuar në një kontejner nga Santos në Brazil në Antwerp në Belgjikë përpara se të arrinte në Romont me hekurudhë.
Prokuroria publike e Basel-Landschaft shkruan se tre persona deri më tani janë dërguar në mbajtje në kuadër të hetimeve. Hetimet vazhdojnë.
(Fotot: Policia Kantonale, Friburg)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun Më 6 maj 2026, valltarët e shoqatës do të sjellin një program të shkurtër artistik në... -
Itali
Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporë -
Kanada
Nga diaspora në Shqipëri, Evisa Pacolli garon në ‘Miss Universe Albania’ -
Suedi
Shqipëria përfaqësohet në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve në Stokholm -
Kroaci
Arta Dodaj shpërblehet me Çmimin Vjetor për Shkencë në Kroaci
Jeta në Zvicër
-
A është në planet e FC Basel largimi i Xherdan Shaqirit? Klubi zviceran pritet të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër pas një sezoni zhgënjyes. Ndërkohë, Xherdan... -
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun -
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë -
Shoferët e autobusëve përballen me probleme shëndetësore shkaku i kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja













