Kosova
Zbulohet përmendorja e Abdullah Tahirit
Në Gjilan është zbuluar përmendorja e dëshmorit, Abdullah Tahiri, i cili është vrarë në burgun e Dubravës në vitin 1999.
Ai ishte arrestuar nga regjimi serb sepse kishte bërë thirrje publike për rezistencë ndaj administratës serbe, që kishte okupuar Kosovën.
Në një tubim publik që ishte mbajtur në shkollën “Selami Hallaqi” në Gjilan, Tahiri kishte kërkuar që subjektet politike shqiptare të përkrahnin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“E përshëndes këtë bashkim të subjekteve politike të Gjilanit me një dëshirë të vetme, për arsye se vërtet edhe këtu u duk një hezitim i të gjithëve për një bashkim të vërtetë e ai bashkim quhet me vetëm një emër bashkimi i popullit të Kosovës rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prandaj ky bashkim na gëzon të gjithëve por më së tepërmi i gëzon ata të cilët sot janë vendosur në istikamet e përqendrimit që deri në vdekje të qëndrojnë për lirinë e Kosovës. Kisha dëshiruar që Kuvendi i ardhshëm të mbahet në këtë sallë ai do të ishte Kuvendi i fundit i bashkimit rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” kishte thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Abdullah Tahiri u lind më 2 shtator të vitit 1956 në fshatin Malishevë të Gjilanit.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026













