Lajme
Zbulohet rastësisht një ishull i ri në Arktik
Studiuesit thonë se kanë zbuluar rastësisht atë që ata besojnë se është ishulli më verior në botë i vendosur në brigjet e Grenlandës
Shkencëtarët nga Universiteti i Kopenhagenit fillimisht menduan se kishin mbërritur në Oodaaq, një ishull i zbuluar nga një ekip sondazhi danez më 1978, për të mbledhur mostra gjatë një ekspedite që u krye në korrik. Përkundrazi, ata përfunduan në një ishull të pazbuluar më në veri.
“Ne ishim të bindur se ishulli ku po qëndronim ishte Oodaaq, i cili deri atëherë ishte regjistruar si ishulli më verior në botë”, tha udhëheqësi i ekspeditës, Morten Rasch, nga Departamenti i Gjeoshkencave dhe Menaxhimit të Burimeve Natyrore të universitetit.
“Por kur postova fotografi të ishullit dhe koordinatat e tij në mediat sociale, një numër studiuesish amerikanë të ishujve u çmendën dhe thanë se nuk mund të jetë e vërtetë”, shtoi ai në një deklaratë të premten.
Ishulli ende i paidentifikuar është 780 metra në veri të Oodaaq, një ishull pranë Cape Morris Jesup, pika më veriore e Grenlandës.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena














