Lajme
Albin Kurti nuk është në listën e zezë të SHBA-së
Perparim Kryeziu ka thënë se ministrat e kabinetit dhe Kryeministri Albin Kurti nuk janë pjesë e asnjë liste të zezë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Sipas tij, Kurti veçse ka vizë të vlefshme amerikane.
“Është për t’u habitur mungesa e informacioneve me të cilat zyrtarë të lartë politikë dhe institucionalë veprojnë, aq sa edhe nga papërgjegjësia e tyre për të shpërndarë në opinion publik deklarata dezinformuese”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të zëdhënësit në Facebook:
DEMANTIM I DEKLARATËS SË Z. LUTFI HAZIRIT
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryetar i Komunës së Gjilanit, z. Lufti Haziri, mbrëmë në një intervistë ka deklaruar se Kabineti i Qeverisë Kurti është në listë të zezë sa i përket pajisjes me viza nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Sipas tij, “gjithë kabineti ka qenë, është nën kufizime” dhe ministrat e kabinetit janë në “listë të zezë, që nuk marrin viza, nuk mund të marrin viza udhëtimi për në Amerikë”.
KJO DEKLARATË E TIJ NUK QËNDRON.
Kabineti i Qeverisë Kurti, pjesë e së cilit, i kujtojmë z. Hazirit se janë edhe ministrat nga LDK-ja, nuk ka kufizime të tilla. Ministrat e kabinetit dhe Kryeministri Kurti nuk janë pjesë e asnjë liste të zezë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, për më tepër Kryeministri Kurti veçse ka vizë amerikane valide.
Është për t’u habitur mungesa e informacioneve me të cilat zyrtarë të lartë politikë dhe institucionalë veprojnë, aq sa edhe nga papërgjegësia e tyre për të shpërndarë në opinion publik deklarata dezinformuese.
E-Diaspora
-
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës Astrit Rakipi, shqiptari që diplomoi për Mjekësi në një nga universitetet më... -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C












