Bota
Zelanda e Re kërkon punëtorë për mbledhjen e mollëve, paga ditore 150 €
Sezoni i vjeljes së mollëve, rrushit dhe kivit kohët e fundit ka filluar në Zelandën e Re dhe prodhuesit po përballen me problemin e mungesës së punëtorëve sezonalë.
Është vlerësuar se këtë vit mungojnë të paktën 2.000 punëtorë sezonalë, ndërsa në vitet në vijim deficitit i “sezonalëve” mund të rritet në mënyrë të konsiderueshme, përcjell albinfo.ch.
Prodhuesit e mollës në Zelandën e Re parashikojnë se këtë sezon do të mblidhen 19.5 milionë kuti, me vlerë rreth 418 milionë eurosh. Prodhuesit e frutave ankohen se numri i punëtorëve sezonalë nuk ka qenë kurrë më i ulët në pesë vjetët e fundit, dhe problemi në vitet e ardhshme mund të rritet.
“Çdo vit ne prodhojmë më shumë mollë dhe presim që të korrat në vitin 2022 të arrijnë vlerën prej një miliard dollarësh. Qeveria duhet të bëjë më shumë përpjekje për të tërhequr punëtorë sezonalë, qoftë me rritjen e mëditjeve, apo duke rritur kuotat për emigrantët”, tha Howard Fresh,nga „Fresh Harvest“ që punëson mijëra punëtorë sezonalë.
“Ne përpiqemi për të gjetur sa më shumë njerëz me viza turistike”, tha menaxheri i Craig Trenemam në kompaninë Bostock, eksportuesi më i madh i mollëve mjedisore nga Zelanda e Re.
Ai ka frikë se këtë sezon nuk do të gjejë mjaft njerëz. Ai thotë se paga është e mirë dhe që mbledhësit më të mirë mund të fitojnë deri 150 euro për nëntë orë punë.
Shërbimi Kombëtar i Punësimit vlerëson se këtë sezon do t’i marrin 50 mijë mbledhës frutash dhe prodhuesit do të mbeten të paktën pa 2.000 punëtorë sezonalë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41










