Kosova
Zemaj: Nëse rriten rastet, detyrohemi të marrim masa
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar shtim të kontrollove për ta luftuar COVID-19. Ai thotë se nëse rastet vazhdojnë që të rriten, domosdoshmërisht vendi do të hyjë në një fazë të re të masave.
Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media pas takimit me përfaqësuesit e Policisë se Kosovës, të Asociacionit të Komunave, Inspektoratit Qendror e Lokal dhe përfaqësues të tjerë për menaxhimin e pandemisë Covid-19.
“Jemi në përgatitje e sipërm për zbatueshmërinë e masave. U takuam me inspektoratin sanitar, me AKK-në dhe Policinë e Kosovës. Angazhimi do të jetë permanent, mirë i koordinuar dhe kemi plane të tjera. Do të ketë rritje të kontrolleve në shumë drejtime, jo vetëm në fokus të gastronomisë”, ka thënë Zemaj.
Ai ka paralajmëruar se do të shtohet edhe numri i policëve.
“Të shohim se a kemi nevojë për masa shtesë edhe për kufizimet. Situata nuk është duke shkuar në favorin tonë. Presim edhe kontingjentin e ri për 400 policë që do ta fillojnë punën. Insistimi ynë është parandalimi, në momentin kur kemi rritje të rasteve spitalore ne duhet të ndërmarrim masa”, ka thënë ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori












