Lajme
Zemra turke e Maqedonisë
Simpatia në mes të Turqisë dhe Maqedonisë ka të bëjë më pak me historinë sesa me të tashmen: ajo që i lidh Stambollin me Shkupin është fqinji dhe kundërshtari i përbashkët, Greqia
„Zemra jonë rrah për Erdogan-in“, tha para pak kohësh kryetari maqedon Gjorgje Ivanov, „ dhe zemra e Erdogan-it rrah për ne“. Në protestat qytetare në Turqi i paskan përzier gishtërinjtë fuqitë e huaja; për këtë arsye rezistenca e Erdogan-it qenka plotësisht e arsyeshme. Si shigjetë u përhap deklarata e solidarizimit te rrallë nga Evropa nga agjencitë turke të lajmeve. Në shikim të parë përkrahja nga Maqedonia duket e çuditshme. Përgjithësisht popujt e krishterë të Ballkanit kanë një raport kryesisht të vështirë me pasardhësit e osmanëve. Pse atëherë zemrat maqedonase fluturojnë aq shpejt te shefi islamik i qeverisë turke?
Thënia e njohur „zgjedha turke“ mbi sundimin pesëshekullor të osmanëve në Ballkan ka dalë që moti nga moda në Maqedoni. Përkundrazi, Maqedonia kërkon kurdoherë ndihmën turke kur është në pyetje renovimi i monumenteve historike osmane. Në Perëndim të vendit, në Koxhaxhik, turqit e kanë ndërtuar si monument historik shtëpinë e të parëve të Mustafa Kemal Ataturkut. Të parët e tij në shekullin XV paskan migruar gjoja nga Anatolia dhe paskan shërbyer këtu si roje të armatosura të rrugëve dhe urave. Babai i Ataturkut paska emigruar pastaj në Selanik. Atje më 1881 qenka lindur Mustafa. Në qytetin maqedonas të paraardhësve të tij , në Manastir, ai paska përfunduar shkollën ushtarake. Në muzeun e qytetit atij i është dedikuar një sallë, e cila u inaugurua më 1998 nga presidentët e atëhershëm të të dy vendeve.
Por simpatia në mes të Turqisë së madhe dhe shtetit të vogël të Ballkanit ka të bëjë më pak me historinë sesa me të tashmen: ajo që i lidh Stambollin me Shkupin është fqinji dhe kundërshtari i përbashkët, Greqia. Marrëdhëniet botërisht të ditura të tensionuara mes Stambollit dhe Athinës kanë ngjashmëri me konfliktin njëzetëvjeçar mbi emrin korrekt të Maqedonisë. Rezultati i vetëm pozitiv i kësaj marrëdhënie të vështirë trekëndëshe është kultivimi i kujdesshëm osmanofil i monumenteve historike në Maqedoni.
Andreas Ernst
Përkthimi: Nexhmedin Gerguri
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën











