Integrimi
Zëri juaj është me vlerë
Në kuadër te fushatës "lausanne.vote" në lidhje me zgjedhjet e 7 marsit 2021 e lansuar nga Qyteti i Lozanës, Albinfo.ch ka bashkëbiseduar me kryetarin e kryeqytetit të Vaud-it, Grégoire Junod.
Lozana përmban popullësi të rëndësishme me origjinë shqiptare. Eshtë poashtu një qytet i afërt me qytete shqiptare si Tirana, Ferizaj ose Prishtina, nëpërmjet lidhjeve që vendimmarrësit e Lozanes kanë krijuar. Në 2019, bota shqipfolëse ishte nikoqiri i “Lausanne Méditerrannée”. Bashkëbisedim me kryetarin e ekzekutivit të Lozanes, Grégoire Junod.
Allbinfo.ch : Lausanne është një qytet i hapur ndaj kulturave të ndryshme. Si e shihni çështjen e pjesëmarrjes politike të huajve me të drejtë vote? Me fjalë të tjera, këta qytetarë nuk njihen si të tillë që marrin pjesë në votime në masë të madhe, së paku në krahasim me zviceranet e qytetit. Pse?
Grégoire Junod : Sistemi politik zviceran nuk është prej më të thjeshtëve, duhet të futeni në të. Termat e përdorura brenda dokumenteve për votim janë shpesh shume komplekse. Dhe shume persona nuk dinë që kanë të drejtë vote. Duhet patjetër që t’i shënjeshtrojmë qytetarët e Lozanes me origjinë të huaj, t’ua mundësojmë atyre t’i kuptojnë lehtë qëllimet si dhe të ndjehen të përfshirë përmes kësaj mundësie për pjesëmarrje në vendimmarrjen kolektive. Ne do të mund t’ju përgjigjemi nevojave të qytetareve të Lozanes vetëm me pjesëmarrjen e të gjithëve.
Fushata e lausanne.vote ka për qëllim t’i mobilizojë të huajt që të përdorin këtë të drejtë vote. Cilat janë karakteristikat e kësaj fushate? A mendoni se do të mund t’i mobilizoj edhe më tutje këtë pjesë të elektoratit.
GJ : Pikërisht aty është qëllimi. Duhet që së bashku të inkurajohet popullata për të marrë pjesë në këtë takim të rëndësishëm që janë zgjedhjet komunale të 7 dhe 28 marsit të ardhshëm. Fushata është e qasshme, dinamike dhe gjithëpërfshirëse, në imazhin e jetës që qyteti i Lozanes dëshiron t’ua ofrojë qytetarëve të saj.
Me kontekstin e pandemisë, a ekziston një rrezik të margjinalizimit socio-politik të qytetarëve të huaj të prekur nga pasojat e pandemisë. Nëse po, cila është politika e qytetit të Lozanes për t’i përfshirë edhe më tej brenda procesit.
GJ : Po, ekziston një rrezik i margjinalizimit, duke përfshrië personat me origjinë të huaj që gjinden në kategoritë modeste dhe të prekshme. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të veprojmë. Kjo fushatë si dhe masat e ndërmarra nga Qyteti i Lozanes për t’i mbështetur personat e prekshme shkojnë në atë drejtim.
Një anëtar i këshillit komunal të tanishëm, z. Kamenica, është prapë kandidatë. A keni informacione nëse kandidatë të tjerë që vijnë nga ky komunitet i rëndësishëm figurojnë në listat e partive politike?
GJ : Musa Kamenica është bërë, në 2016, kandidati i parë shqiptar që është bërë këshilltar në Lozanë. Është sinjal i fuqishëm për qytetarët e Lozanës me origjinë shqiptare, një shembull i integrimit i cili shpresoj se do të hapë rrugën për të gjitha partitë politike dhe të mundësoj një përfaqësim të popullatës në të gjithë diversitetin e saj.
Komuniteti me origjinë shqiptare është i rëndësishëm në qytetin tuaj. Keni lidhur kontakte me këtë pjesë të popullsisë së Loranës por edhe me qytete të Kosovës dhe kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranen. Cilat mesazhe i dërgoni kësaj popullate në Lozanë në mënyrë që të përdorë të drejtën e saj të votës?
GJ : është falë qytetarëve të Lozanes me origjinë shqiptare që qyteti i Lozanes ka pasur mundësinë të lidhë kontaktet të cilat i përmendet. Anëtaret e shoqatave të këtij komuniteti janë shumë aktivë dhe kryejnë një punë të dukshme. Ky komunitet na ka mundësuar që të njohim më mirë boten shqiptare, pasuritë e saj, kulturën e saj plot pasion. Kjo hapje dhe këto shkëmbime duhet të gjejnë zë në vendimet e marra kolektivisht. Zërat e tyre duhet të dëgjohen: zërat e tyre vlejnë!
Sevdail Tahiri
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












