Kosova
Zëvendës-shefja e ambasadës së ShBA-së në Kosovë viziton KQZ-në
Në ditën e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, Komisioni Qendror të Zgjedhjeve e vizitoi zëvendës-shefja e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Pratipati.
Sipas njoftimit nga KQZ-ja, fillimisht, Pratipati u prit në takim nga kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, të cilët biseduan për ecurinë e procesit zgjedhor në orët e para të ditës së sotme.
“Radoniqi dhe Pritipati, së bashku me drejtues të institucioneve të tjera, ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, drejtorin e përgjithshëm të PK-së, Gazmend Hoxha, kryesuesin e PZAP-it, Zenel Leku, dhe drejtorin e operativës në KEDS, Avni Alidemaj, vizituan dhomën operative në KQZ. Bashkëpunimi ndërinstitucional është thelbësor për garantimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Aeroportet zvicerane shënojnë numër rekord udhëtarësh Aeroportet zvicerane trajtuan 60 milionë pasagjerë në fluturime të planifikuara dhe çarter në vitin 2025. Numri... -
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve -
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga












