Shkurt.ch
Zëvendësimi i Mark Muller-it, pa kandidat të SVP/UDC-së
Të hënën në mbrëmje SVP/UDC-ja e Gjenevës ka vendosur të mos prezantojë kandidatin e saj për zëvendësimin e Mark Muller-it në Këshillin shtetëror. Megjithatë, partia e Blocher-it do t’i japë mbështetjen e saj themeluesit dhe kryetarit të Lëvizjes qytetare të Gjenevës (MCG), Eric Stauffer.
Zgjedhja plotësuese për të zëvendësuar Kshilltarin shtetëror do të mbahet më 17 qershor. Vendi i liruar nga magjistri liberal është shumë i lakmuar nga të gjitha palët politike të Gjenevës. Përveç Eric Stauffer-it, ky vend synohet edhe nga kryetari i Komunës së Gjenevës, Pierre Maudet (Partia Liberale, PLR), nga Anne Emery për socialistët, si dhe nga Laurent Seydoux (i Gjelbër liberal, Vert’liberal).
Mjafton të themi se gjatë muajve të ardhshëm kjo zgjedhje do të gëzojë shumë biseda dhe debat rretheqark liqenit të Gjenevës.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Dita e Pavarësisë së Kosovës u festua me muzikë klasike në Emmedingen Shqiptarët e Emmendingenit me „Yjet e Kosovës“ janë shembulli më i mirë dhe pasuri e qytetit... -
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike
Jeta në Zvicër
-
Shërbimi hekurudhor Cyrih–Bern i ndërprerë: Dëmtimi i shinatave shkakton kaos në trafik Shërbimi hekurudhor midis Cyrihut dhe Bernit po përballet me ndërprerje për shkak të dëmtimit të shinatave... -
Zonat e skive në Fribourg po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara tek zviceranët që flasin gjermanisht -
Berna do të ndalojë autobusët në qendër të qytetit -
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave -
Donacione rekord të flokëve për paruke, pas tragjedisë në Crans-Montana












