Kosova
Zëvendëskryeministri Pacolli viziton Malin e Zi
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli nesër do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku do të takohet me krerët më të lart të shtetit fqinj
Vendosmëria e kryeministrit Ramush Haradinaj për ta rishikuar edhe një herë kufirin me Malin e Zi, e çon në Podgoricë ministrin e Jashtëm, njëherësh zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli. Sipas një njoftimi që ka bërë vet shefi i diplomacisë kosovare, në mal të Zi pritet t’i takoj zyrtarët e lartë të shtetit malazez.
“Nesër do të udhëtojë në Malin e Zi për një seri vizitash zyrtare. Në orën, 10:15, do ta takojë homologun, Srdjan Darmanoviq, ministër i Punëve të Jashtme i Malit të Zi. Në orën 11:20 do ta takojë zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Drejtësisë, Zoran Pazhin. Ndërsa në orën 12:00, do ta takojë Ivan Brajoviqin, kryetar i Parlamentit të Malit të Zi. Në orën 12:40 do ta takojë presidentin malazez, Filip Vujanoviq. E pasdite, në orën 15:15 do të kam takim me drejtuesit e Partive Politike Shqiptare në Mal të Zi”, ka njoftuar në Facebook, Pacolli.
Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë nga qeveria e Ramush Haradinaj në mal të Zi. I fundit që kishte vizituar Podgoricën ka qenë ish ministri i jashtëm, Hashim Thaçi aktualisht president i Kosovës.
Ndryshe, ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ka mbetur e pa definuar çështja e kufirit. Një komision që kishte shënjuar kufirin është shkarkuar nga Qeveria e re e Kosovës dhe në vend të saj ka emëruar komisionin e ri. Mali i Zi, ndërkaq e ka ratifikuar marrëveshjen fillestare të kufirit që ësjtë nënshkruar në Vjenë më 26 gusht 2015.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











