Kosova
Zgjatet deri më 2027 pjesëmarrja e Shqipërisë në KFOR
Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë u është zgjatur pjesëmarrja në misionin ushtarak të NATO-s, KFOR, në Kosovë. Për këtë ka vendosur Këshilli i Ministrave të qeverisë shqiptare, i cili miratoi sot disa ndryshime në vendimin.
Konkretisht, u vendos kohëzgjatja e këtij misioni nga 31 dhjetor 2024 në 31 dhjetor 2027, raporton ATSh, përcjell Albinfo.ch.
Gjithashtu në vendim ndryshon edhe dieta për ditët e qëndrimit, pasi nga 6 mijë lekë në ditë shkon në 12 mijë lekë në ditë, përveç pagës mujore.
Vendimi parashikon se periudha e qëndrimit në mision për çdo përfaqësues do të jetë me sistem rotacioni çdo 6 muaj dhe 1 vit për postin ACOS SPT, periudha, të cilave u shtohen edhe ditët e qëndrimit për ndërrimin me kontingjentin e radhës (marrje dhe dorëzim detyre, vonesa të transportit strategjik).
Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar










