Shkurt.ch
Zgjatja e orarit të punës, “ilaç” kundër krizës?
"Ndryshe, ndërmarrjet zvicerane janë të detyruara të bëjnë diçka në mënyrë që të mos i bartin vendet e punës jashtë Zvicrës"
Forcimi i tepërt i monedhës zvicerane, frangut, në raport me euron, pas euforisë së parë (kryesisht të turistëve zviceranë që jashtë vendit mund të blejnë më lirë), po bëhet gjithnjë e më shumë një ngarkesë për ekonominë në përgjithësi.
Për të shmangur pasojat që mund të sjellë një monedhë e fortë, në opinionin zviceran janë paraqitur propozime të ndryshme. I fundit, ai i propozuar nga kryetari i SVP (UDC) Toni Brunner është quajtur “ilaç” kundër pasojave të frangut të fortë. Ai është orari i zgjatur i punës i të punësuarve zviceranë, kundrejt pagave të njëjta.
Sigurisht, të thuash kështu nuk është shumë popullore, ka thënë Brunner për radion drs, por “ndërmarrjet zvicerane janë të detyruara të bëjnë diçka në mënyrë që të mos i bartin vendet e punës jashtë Zvicrës”.
Zvicra duhet të pastrojë “bërllogun” që e ka bërë Bashkimi Evropian me krizën e borgjeve, ka thënë ai. Brunner po ashtu ka kundërshtuar propozimet e SP-së për lidhjen e frangut me euron. Në një rast të tillë, sipas tij, “Zvicra do ta humbte mëvetësinë e saj”.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave










