Jeta në Zvicër
Zgjedhje që përcaktojnë kursin
Në vitet e fundit vendimet më të rëndësishme politike janë marrë shpesh me shumicat më të ngushta, qoftë në SHBA, në Britaninë e Madhe ose në Zvicër. Prandaj është me rëndësi që ta kuptojnë të gjithë se çfarë është tani në lojë. Secila votë ia vlen!
Me zgjedhjet e 20 tetorit 2019, do të vendoset kursi lidhur me atë se si do të ecin punët në Zvicër në katër vitet e ardhshme. A do të ketë një politikë klimatike që meriton këtë emër? A do të forcohen sigurimet shoqërore, apo e kundërta, do të dobësohen? A do të fitojnë forcat ksenofobike edhe më tutje fuqi apo do të ketë sërish një politikë që promovon mundësi të drejta për të gjithë? Në natyralizim po edhe në shkollë dhe në profesion?
Diaspora shqiptare në Zvicër është një pakicë e fortë. Është tashmë e paimagjinueshme të mendohet futbolli dhe ekipi ynë nacional pa ta. Po kështu edhe në ekonominë dhe shoqërinë zvicerane, gratë dhe burrat me prejardhje shqiptarë luajnë një rol me rëndësi.
Por politika, sidoqoftë, mbetet larg mbrapa ekonomisë dhe shoqërisë. Edhe pse shumë njerëz me sfond migracioni prej kohësh dhe në numër të madh jetojnë këtu, si gjeneratë e dytë dhe e tretë, pjesëmarrja e tyre në jetën politike është zhvilluar pamjaftueshëm. Në parlamentet komunale dhe ato kanonale, përfaqësimi i tyre vetëm sa ka filluar. Në nivelin federal, ku merren vendimet më të rëndësishme, përfaqësimi mungon fare edhe sot.
Në mënyrë që kjo të ndryshojë, nevojitet një pjesëmarrje e fuqishme në këto zgjedhje, enjerëzve me rrënjë shqiptare që kanë të drejtë vote. Së pari, atje ku në zgjedhje janë kandidatët me prejardhje shqiptare. Nevojitet pra po ashtu edhe një mbështetje aktive e kandidatë/eve, të cilët angazhohen për të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë që jetojnë dhe punojnë këtu.
Ideja e shtetësisë së Zvicrës nuk mbështetet në një bashkësi të gjuhës dhe kulturës së përbashkët por në vlerat e përbashkëta si liria, demokracia dhe kohezioni social. Kjo duhet sërish të theksohet dhe të gjejë shprehje në vitet që vijnë.
Parakushti vendimtar për pjesëmarrje në politikë është natyralizimi. Kjo nënkupton që ata të cilët kanë ardhur në Zvicër për të qëndruar këtu bashkë me pasardhësit e tyre, duhet të tregojnë vullnetin dhe përpjekjet për t`u natyralizuar, sapo kjo të jetë e mundur. Sidomos për fëmijët ky është hap vendimtar, jo vetëm sa u përket shanseve në shkollim dhe në arsimim por edhe për sigurinë e qëndrimit këtu.
Për partitë politike dhe për të zgjedhurit, kjo nënkupton detyrim për të ulur barrierat për natyralizim – të cilat edhe sot janë të larta – në mënyrë që të gjithë të cilët kanë ardhur në Zvicër për të punuar dhe jetuar, të ndihen këtu edhe të mirëseardhur. Së bashku me familjet e tyre.
Se në ç`drejtim do të lëvizë Zvicra në katër vitet e ardhshme, do të vendoset në javët në vijim. Personat me të drejtë vote e kanë në dorë për t`i vënë gjërat në lëvizje. Në vitet e fundit, vendimet më të rëndësishme politike janë marrë shpesh me shumicat më të ngushta, qoftë në SHBA, në Britaninë e Madhe apo në Zvicër. Prandaj është me rëndësi që ta kuptojnë të gjithë se çfarë është tani në lojë.
Secila votë ia vlen!
Shqiptarët në Zvicër, komunitet i fuqishëm
Diaspora shqiptare në Zvicër është një pakicë e fortë. Është tashmë e paimagjinueshme të mendohet futbolli dhe ekipi ynë nacional pa ta. Po kështu edhe në ekonominë dhe shoqërinë zvicerane, gratë dhe burrat me prejardhje shqiptarë luajnë një rol me rëndësi.
- Editoriali është shkruar enkas për albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet Emma Dakoli shkruan histori në festivalin më të madh italian për fëmijë... -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
“Një ditë tjetër” e Mira Kazhanit në Cyrih: Promovimi që u shndërrua në një përqafim kolektiv -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga
Jeta në Zvicër
-
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil Dhjetëra miq, partnerë dhe biznesmenë shqiptarë e zviceranë morën pjesë në inaugurimin zyrave te reja, duke... -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025 -
Punonjësit e Bashkisë së Gjenevës janë në grevë, duke u mobilizuar kundër shkurtimeve buxhetore











