Lajme
Zgjedhje të jashtëzakonshme në Mal të Zi më 11 qershor
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, shpalli 11 qershorin datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
Vendimi vjen një ditë pasi Gjukanoviq, duke iu referuar Kushtetutës së vendit, nxori dekretin për shpërndarjen e përbërjes së deritashme të Kuvendit.
Ai e mori vendimin pasi kjo shumicë parlamentare nuk arriti të formonte Qeverinë e re, apo të riorganizonte Qeverinë ekzistuese, së cilës iu votua mocioni i mosbesimit, gushtin e kaluar.
Kjo ndodhi pak kohë pasi Qeveria e Dritan Abazoviqit nënshkroi Marrëveshjen Bazë me Kishën Ortodokse Serbe.
Të dyja vendimet e Gjukanoviqit vijnë në prag të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, të cilat do të mbahen më 19 mars.
Gjukanoviq është kandidat i Partisë Demokratike të Socialistëve në këto zgjedhje.
Në garë do të jenë edhe gjashtë kandidatë të tjerë./rel
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore Kur shkollat fillore të rifillojnë pas pushimeve verore në kantonin Nidwalden, rregullat e reja të futura... -
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit -
Premtimet e pazakonta nëse Zvicra shpallet kampione bote -
Hotelet zvicerane po garojnë për t’u bërë të dukshme në ChatGPT dhe inteligjencën artificiale -
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri












