Kosova
Zgjedhjet lokale në Kosovë: Më 23 korrik fillon regjistrim i votuesve nga jashtë vendit
Nga 23 korriku deri më 29 gusht, të gjithë shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit mund të regjistrohen për të votuar për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se për procesin e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, KQZ-ja ka caktuar afatin 38-ditor, i cili do të fillojë më 23 korrik dhe do të përfundojë më 29 gusht 2025.
Ai ka njoftuar se aplikimi për regjistrim do të mund të bëhet përmes platformës elektronike të KQZ-së ose përmes postës, duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet lokale votimi jashtë vendit realizohet vetëm përmes postës, pasi Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme specifikon se votimi në përfaqësi diplomatike nuk aplikohet në këtë lloj zgjedhjesh.
Gjithashtu, ai ka njoftuar se në këto zgjedhje KQZ-ja do të sigurohet që shtetasve të Kosovës, të cilët regjistrohen me sukses për të votuar nga jashtë Kosovës në votimin me postë, t’ua dërgojë përmes postës pakon me fletëvotime.
“Këtë kosto do ta mbulojë KQZ. Kjo masë, konsiderojmë se do të ndikojë në integritetin e këtij procesi. Ndërkaq, votuesi do të duhet që pakon me fletëvotime ta dërgojë në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së që hapen në shtete të ndryshme të botës dhe në Kosovë”, ka thënë ai për RTKlive.
KQZ ka marrë vendim që votimi përmes postës të fillojë më 17 shtator dhe të përfundojë një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë, më 11 tetor.
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Aeroportet zvicerane shënojnë numër rekord udhëtarësh Aeroportet zvicerane trajtuan 60 milionë pasagjerë në fluturime të planifikuara dhe çarter në vitin 2025. Numri... -
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve -
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga












