Kosova
Zgjedhjet më 6 tetor, kostoja 6 milionë euro
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vendosur që 6 tetori i këtij viti do të jetë data kur do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme të vendit.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vendosur që 6 tetori i këtij viti do të jetë data kur do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme të vendit. Këto zgjedhje pritet t’i kushtojnë kuletës shtetërore rreth 6 milionë euro, 2 milionë më shumë sesa zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.
6 tetori do të jetë data kur gjithë qytetarët e Kosovës pritet t’u drejtohen kutive të votimit për t’ia dhënë legjitimitetin një qeverie të re në vend. Kështu ka vendosur presidenti i vendit Hashim Thaçi, i cili të hënën menjëherë pasi dekretoi shpërndarjen e legjislaturës së VI të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e caktoi edhe datën e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Në vendimin e nënshkruar nga Thaçi thuhet se: “Duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, presidenti Thaçi ka marrë vendim që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbahen më 6 tetor 2019” percjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm Kosova me paraqitje të veçantë në eventin ndërkombëtar të modës në Stokholm... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













