Shqipëria
Zgjedhjet në Shqipëri, më 25 prill 2021
Është bërë e ditur se më 25 prill do të mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare 2021.
E diela e fundit e prillit është dita që presidenti Ilir Meta ka dekretuar për ta çuar vendin drejt kutive të votimit.
Kreu i shtetit nuk e ka vonuar firmën e tij në dekret, vetëm 2 ditë pas konsultimeve me krerët e partive politike në vend.
Ish-aleati i tij, kryeministri Edi Rama, në një vizitë të shkurtër në zyrën e Ilir Metës, ia la Presidentit në dorë datën e zgjedhjeve.
Këtij konsensusi i është përgjigjur edhe Meta, i cili ia plotësoi dëshirën Ramës që parlamentaret 2021 të mos caktoheshin më 2 maj, pasi kjo e diel përkonte me Pashkët ortodokse.
Data e dekretuar nga Kreu i Shtetit është 1 javë larg të dielës që opozita jashtëparlamentare kishte kërkuar.
Por ashtu siç deklaruan opozitarët jashtë Parlamentit, të gjithë do ta pranojnë 25 prillin.
Zgjedhjet shihen si e vetmja mundësi e PD-së së bashku me aleatët për të hyrë sërish brenda institucioneve, të cilët në shkurt të vitit të shkuar dogjën mandatet e tyre si deputetë.
Presidenti “lau” duart” me zgjedhjet, ndërsa tashmë janë palët politike, të cilët duhet të përcaktojnë se si do të shkojnë në zgjedhje, duke përcaktuar se sa do të hapen listat dhe nëse do të ketë koalicione parazgjedhore apo jo.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike












