Lajme
Zgjedhjet në Vjenë – të gjitha informatat lidhur me votimin
Albinfo.at ua sjell të përmbledhura informatat në lidhje me zgjedhjet e Vjenës 2020.
Zgjedhjet për Këshillin Bashkiak të Vjenës (Gemeinderat) dhe zgjedhjet për Këshillin e Qarkut të Vjenës (Bezirkvertretungswählen) do të mbahen me 11 tetor 2020.
Albinfo.at ua sjell të përmbledhura informatat në lidhje me zgjedhjet e Vjenës 2020.
Të gjithë ju që keni të drejtë vote, është shumë e rëndësishme që të përdorni votën tuaj, zërin tuaj, sepse duke votuar merrni pjesë në vendime.
Pse duhet të votosh?
Sepse Vjena është shpallur ndërkombëtarisht si qyteti më i mirë në botë për kualitetin e jetës. Me votën tuaj ju jeni përcaktues se si do të shkojnë gjërat në të ardhmen. Çdo votë ka peshën e vet, mbi gjitha është e rëndësishme të merrni pjesë në demokraci.
Kush do të zgjidhet?
Në këto zgjedhje do të votohet për përfaqësuesit e Këshillit Bashkiak (Gemeinderat) dhe të Qarkut (Bezirk) të Vjenës. Në Këshillin Bashkiak do të zgjidhen 100 përfaqësues (deputetë), ndërkohëqë për zgjedhjet e qarqeve, numri i asamblistëve varet nga numri i banorëve të atij qarku ,që do të jetë nga 40 – 60 përfaqësues.

Kush janë kandidatët për kryetar të Bashkisë së Vjenës?
Janë gjithsej gjashtë kandidatë nga parti të ndryshme që garojnë për kryetar të Bashkisë së Vjenës.
-Michael Ludwig është kandidati nga partia SPÖ i cili garon edhe për një mandat të ri si kryetar i Bashkisë së Vjenës. Ai është kryetar i Vjenës që nga viti 2018 dhe aktualisht është edhe favoriti kryesor për të rifituar edhe një mandat tjetër.
-Partia në pushtet qeveritar ÖVP garon me Gernot Blümel, i cili njkohësisht është edhe Ministër i Financave në Qeverinë e Kurz-it.
-Partia e Gjelbër e cila po ashtu është në koalicion qeveritar garon me kryetaren e partisë, Birgit Hebein. Ajo është këshilltare për zhvillimin e Bashkisë; Transport, Klimë dhe Planifikim.
– Partia e djathtë FPÖ kandidon me Domenik Neep.
– Partia Neos me Christopf Wiederkehr.
-Heinz Christian Strache është kandidat nga partia e tij e formuar muaj më parë „Lista HC“.
Ku mund të votojë?
Personat që kanë të drejtë vote, dy javë më herët do të marrin me postë “Informacionin zgjedhor zyrtar”. Aty do të informoheni se ku është edhe qendra e votimit tuaj.
Votimi me anë të postës, gjithashtu i mundur:
Kushdo që nuk mund të votojë në qendrën përgjegjëse të votimit mund të aplikojë për një kartë votimi. Kjo do të thotë që ju mund të votoni në çdo vendvotim të kartelës së votimit ose me votë postare. Aplikimet për kartat e votimit mund të dorëzohen me shkrim deri në 7 tetor 2020 (mënyra më e lehtë është në internet përmes wien.gv.at/ wahlkarte) ose personalisht deri në 9 tetor 2020, në orën 12.00, në departamentin përgjegjës të zgjedhjeve të zyrës së rrethit tuaj komunal.
Çfarë duhet të merrni me vete në ditën e votimit?
-Një dokument identiteti (p.sh. pasaporta, patentshoferi…)
-Nëse keni aplikuar për një kartë votimi, duhet ta merrni me vete kur votoni në një qendër votimi.
– Po ashtu duhet të merrni me vete maskë për mbrojtjen e gojës dhe hundës si dhe një stilolaps për të votuar.
E-Diaspora
-
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM Mërgim dhe Arta Klimenta prezantojnë suksesin e tyre në “Die Höhle der Löwen”, duke bindur investitorët... -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Hetuesit italianë marrin qasje në dosjen e tragjedisë në Crans-Montana Prokuroria e Romës intensifikon hetimet për zjarrin tragjik të Vitit të Ri ku humbën jetën dhjetëra... -
Rritet numri i studentëve të huaj në universitetet zvicerane -
Qiratë në Zvicër rriten për të rinjtë, zhvendosja drejt banesave të reja gjithnjë më e kushtueshme -
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut bie në renditjen globale, mbetet jashtë Top 10 më të mirëve në botë -
Tregu i punës në Zvicër në rënie, pritshmëritë bien në nivelin më të ulët që nga viti 2021













