Maqedonia
Zhbogar pret implementimin e marrëveshjes mes Maqedonisë e Greqisë
Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar, ka deklaruar sot se pret që Presidenti i Maqedonisë të nënshkruaj marrëveshjen me Greqinë.
Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar është shprehur se pret implementim të plotë të marrëveshjes me Greqinë për emrin deri në fillimin e vitit të ardhshëm.
Sipas mediave maqedonase, Zhbogar shpreson që Maqedonia të marrë ftesë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE në korrik të këtij viti.
Zhbogarnuk ka komentuar qëndrimin e presidentit Ivanov, i cili ka deklaurar se nuk do e nënshkruaj ligjin për ratifikimin e marrëveshjes.
“Mendoj se marrëveshja e nënshkruar nga të dyja palët parasheh disa hapa lidhur me implementimin. Ne presim që nga fillimi i vitit të ardhshëm të shohim implementim të plotë të marrëveshjes. Unë besoj se marrëveshja e nënshkruar nga të dyja palët do të ndihmojë në krijimin e kushteve për qytetarët e këtij vendi të mbeten këtu, të krijojnë jetë dhe të ardhme më të mirë për ta. Mendoj se kjo është vlera më e madhe që e ka kjo marrëveshje. Javën e ardhshme pritet që vendet anëtare të BE-së të vendosin për datën e negociatave dhe shpresoj që vendet anëtare të rekomandojnë negociata. Nga ana tjetër, Komisioni Evropian para disa muajve rekomandoi hapjen e negociatave me vendin tuaj, por unë mendoj se me marrëveshjen e nënshkruar nga të dyja vendet, ato treguan përkushtim ndaj vlerave evropiane. Pres që vendet anëtare ta marrin në konsideratë këtë marrëveshje gjatë vendosjes së tyre për ndarjen e datës për negociata “, ka thënë Samuel Zhbogar, ambasador i BE-së në Shkup.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool Në Gjenevë, autoritetet po e mbajnë nën vëzhgim shitjen e alkoolit tek të miturit. Këtë vit,... -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve











