Kosova
Reagim zhgënjyes i Ambasadës Britanike në Kosovë
Ambasada Britanike në Kosovë ka tërhequr mbështetjen për rekrutimin e pozitës së kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), si pasojë e, siç thuhet, zhgënjimit me vendimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për mosvotimin e asnjërit nga kandidatët e rekomanduar nga partneri zbatues i Projektit të Rekrutimit.
Në një komunikatë për media, ambasada ka theksuar se më 28 shkurt deputetët kanë dështuar të votojnë kandidatët e propozuar për këtë pozitë dhe janë të detyruar të rishpallin konkursin. Pas këtij vendimi, ambasada ka njoftuar se nuk do të financojë procese të reja rekrutuese, “si shkak i mungesës së vullnetit të deputetëve për të emëruar kandidatë të përgatitur”.
“Kandidatët e rekomanduar ishin përzgjedhur përmes një procesi të mirëstrukturuar, profesional dhe meritokratik. Ata kishin plotësuar të gjitha kriteret dhe kishin treguar që posedojnë kompetencat e duhura për të ushtruar pozitën e Kryesuesit të Bordit të ZRRE-së. Pavarësisht një procesi të tillë rekrutues transparent, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kishin votuar asnjërin nga kandidatët e rekomanduar. Ky dështim në emërimin e njërit nga kandidatët e rekomanduar është në kundërshtim me Memorandumin e Bashkëpunimit të nënshkruar nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës”.
“Ky vendim gjithashtu vë në dyshim qëllimin dhe vullnetin politik të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për emërime profesionale në pozita të larta drejtuese në institucione të cilat do të duhej të ishin të pavaruara, dhe sektorë me rëndësi jetike për resurset dhe ekonominë e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Ambasadës Britanike.
Në vitin 2016 Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës kishin nënshkruar Memorandum mirëkuptimi për pavarësimin e bordeve të agjencive të pavarura, proces i cili monitorohet nga Ambasada Britanike, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Ambasadori britanik në Kosovë, në trevjetorin e këtij projekti, duke iu referuar punësimeve mbi baza partiake dhe familjare, kishte theksuar se “qasja e institucioneve të Kosovës në favor të nepotizmit ndikon në penalizmin e profesionalitetit, çka rrjedhimisht, sipas tij, dëmton punësimin mbi bazën e meritave në pozitat e larta drejtuese”.
Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, javë më parë kanë reaguar lidhur me emërimin Naser Shalës nga Kuvendi i Kosovës, në pozitën e drejtorit të Sekretariatit të të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Bordit të kësaj agjencie, në shenjë pakënaqësie për emërimin e Shalës, duke e konsideruar se ai nuk i ka përmbushur kriteret.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











