Lajme
Zhurma dhe çmimet e larta po shënojnë kulmin këtë sezon veror në Shqipëri
Niveli i ndotjes akustike në Shqipëri është në shifra alarmante dhe disa herë më i lartë se normat e lejuara nga BE. Nga 55 decibel që është norma e lejuar gjatë orëve të ditës, në qytetet më kryesore ajo e kalon këtë nivel, duke shkuar deri në 70 decibel. Më proëblematike është situata në zonat e plazheve, pasi në një kohë që në orët e mbrëmjes niveli i zhurmave nuk duhet të shkojë më shumë se 35 decibel, të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik flasin se ato shpesh herë kalojnë masën, duke shkuar deri në 50decibel.
Ky nivel “ndotje” që sjellin zhurmat dëmton rëndë edhe shëndetin, duke nisur nga humbja e dëgjimit deri në çrregullime të shëndetit mendor, ka deklaruar specialisti i ISHP-së, Arben Luzati, për mediat shqiptare.
Një tjetër problem me të cilin duhet të përballen pushuesit janë çmimet shumë të larta.
Abuzimi me çmimet nis që nga produktet bazë si çmimi i bukës, ku në zonat bregdetare nuk gjendet asnjëherë më pak se 120 lekë, me tej fillon me mungesën e plazheve publike, dhe çmimet e larta që një pushues duhet të paguajë për të marrë një çadër apo për të parkuar makinën.
Kryesisht plazhet e rrethit të Vlorës, janë të zëna nga ata që kanë ndërtuar lokalet dhe hotelet. Qytetarët duke mos pasur mundësi të shkojnë me çadrat e tyre, detyrohen të paguajnë, ku vetëm një çadër me dy shezllona është minimalisht 500 lekë, ndërkohë që parkimi i automjeteve vijon nga 200-500 lekë.
Pa llogaritur një kafe apo uji që mund të pinë pushuesit, i cili buzë detit nuk gjendet më poshtë se 100 lekë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











