E-Diaspora
Delegacioni nga Gjakova zhvillon takime në Basel
Gjatë datave 19-21 nëntor 2018, një delegacion nga Komuna e Gjakovës ka zhvilluar një vizitë dhe disa takime në Basel të Zvicrës.
Ky delegacion ishte i përbërë nga Ramadan Hoti, nën-Kryetar i Komunës së Gjakovës, nga Valdrin Shehu, Drejtor Regjional i Arkivit të Gjakovës, Rahovecit dhe Malisheves, Arber Gola, Udhëheqës i Zyrës së Integrimeve Evropiane, Skender Nikoliqi, Drejtor i Bordit të ABSM (Qendra për Arsimim dhe Këshillim) në Basel si dhe nga Vjosa Meqa, administratore në ABSM.
Nën Kryetari Komunës së Gjakovës, Ramadan Hoti gjatë takimeve ka vlerësuar ndihmesën e madhe e të vazhdueshme të shtetit të Zvicrës për përkrahjen në formimin e shtetit të Kosovës, shkruan Albinfo.ch
Në ditën e parë, në një nga sallat e Arkivit Qendror të Baselit, delegacioni nga Kosova u prit nga Drejtoresha e Arkivës në Liestal, Baselland, Regula Nebiker, vlenë të theksohet se Arkivi i Basellandit, ka rreth 21 km dokumente arkivore.
Drejtori i Arkivit Regjional Valdrin Shehu ka informuar, Drejtoreshën Regula Nebiker për organizimin e strukturave, të veprimtarive dhe të kushteve të punës në arkivin shtetëror të Kosovës dhe të Gjakovës.
Nebiker i ka vlerësuar arkivat si identitet i një vendi dhe ka folur me delegacionin për nevojën e realizimit sa më të shpejt të digjitalizimit gjë e cila sjell edhe ruajtjen afatëgjatë të dokumenteve.
Delegacioni nga Gjakova gjithashtu janë takuar edhe me ish-Kryetarin e Baselit, Dr. Hans Martin Tschudi i cili këshilloj delegacionin që të kenë sa më shumë bashkëpunime ndërkufitare për të mirën e qytetit Gjakovës.
Ata gjithashtu janë takuar edhe me një tjetër Drejtoreshë të arkivave të Kantonit Baselit, Esther Bauer, në këtë takim , Shehu foli për synimet e arkivës së Komunës Gjakovës, Rahovecit dhe Malishevës për vitet e ardhshme, duke vlerësuar si më të rëndësishme mbledhjen e sa më shumë materialeve me vlera kulturore dhe historike.
Delegacioni zhvilloi një takim edhe me Josias Planta, Drejtor i Sektorit për Punë të Jashtme në Basel. Ai i informoi mysafirët nga Kosova për binjakëzimet që qyteti i Baselit ka me qytete nga vende të tjera, me fokus kryesor kulturën, artin, arsimin, mjeksinë, etj.
Gjithashtu dëshira e të dy palëve ishte që takimet dhe vizitat e kësaj natyre të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim që arkivi i regjionit të Gjakovës, ose projekte të tjera të natyrave të ndryshme, të jetë i një standarti modern, bashkëkohorë e lehtësisht funksional për qytetarët dhe studiuesit.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël















