Lajme
Ziadin Sela, me lëndime trupore, por jashtë rrezikut për jetë
Ziadin Sela ka dëmtime të ndryshme, por gjendja e tij është nën kontroll dhe nuk paraqet asnjë rrezik për jetën, thotë Arben Taravari, bashkëpunëtori më i afërt i Selës
Kryetari i Lëvizjes për Reforma në PDSH, Ziadin Sela është jashtë rrezikut për jetë, pas sulmit të mbrëmshëm të huliganëve të VMRO DPMNE-së në Kuvendin e Maqedonisë. Sela, deputetë në Kuvend, ishte në “target” të protestuesve violent që hyjnë me dhunë në Kuvendin e Maqedonisë dhe sulmuan deputetët e koalicionit LSDM-BDI-Aleanca për Shqiptarët.
Sipas përfaqësuesve të partisë së tij, Sela ka disa lëndime trupore si pasojë e dhunës së huliganëve, por është jashtë rrezikut për jetë.
Arben Taravari, bashkëpunëtori më i afërt i Selës, përmes një postimi në Facebook, tha se ju është përgjigjur të gjithë atyre që pyesin për shëndetin e kryetarit të LR-PDSH-së, Ziadin Sela ka dëmtime të ndryshme, por gjendja e tij është nën kontroll dhe nuk paraqet asnjë rrezik për jetën.
“Për shkak të situatës së jashtëzakonshme që po kalon vendi, jemi të detyruar të lëshojmë këtë komunikatë, e cila synon të qetësojë qytetarët që pyesin për shëndetin e Kryetarit të LR-PDSH-së z.Ziadin Sela. Zalë Zotit ai është mirë. Ka dëmtime të ndryshme por gjendja e tij është nën kontroll dhe nuk paraqet asnjë rrezik për jetën”, thotë Taravari.
Ai falënderon te gjithë ata të cilët, siç thotë Taravari, po qëndrojnë këmbëngulës pranë tyre.
“Bëjmë thirrje për qetësi, ju urojmë një natë të qetë, duke ju siguruar që Ky nuk është fillimi i Asgjëje, ky është vetëm Fundi i një të Keqeje…Fundi i pashmangshëm i saj.”, shkruan Taravari.
Sela viteve të fundit, për shkaka të politikës së fortë shqiptare, ka qenë “halë në sy” për mbështetësit e ish kryeministrit Nikola Gruevski dhe partisë së tij VMRO DPMNE.
Ndryshe, turma me simpatizant të dhunshëm të VMRO DPMNE-së hyrë në Kuvend, pasi deputetët e koalicionit LSDM-BDI, Aleanca për Shqiptarët, votuan Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë. Disa nga protestuesit goditen liderin opozitar Zoran Zaev, duke e përgjakur atë. Policia ishte spektator në këtë rast.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Londër
Shqiptari shmang dëbimin nga Britania pas një vendimi gjyqësor për një arsye të pazakontë -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane
Jeta në Zvicër
-
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe... -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër










