Maqedonia
Ziadin Sela reagon pasi dënohet ai që i shpëtoi jetën në ngjarjet e 27 prillit
Në Gjykatën Penale të Shkupit sot është shqiptuar dënimi për të akuzuarit për rastin e 27 prillit. Gjykata ka marrë vendim që të dënohen me 214 vjet burgim, ku dënimi më i lartë ishte ai prej 18 vjet për Mitko Çavkovit, derisa më i ulëti 7 vjet dhe iu shqiptua Abdulfeta Halimit.
Menjëherë pas këtij vendimi të Gjykatës ka reaguar lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Ai në një postim ka shkruar se falë Abdulfeta Halimit sot fëmijët e tij kanë mundësinë ta thërrasin emrin e babait të tyre.
Ky është reagimi i plot i Ziadin Selës.
Në një ndejë me Fetain më pati thënë: “Nuk shqetësohem shumë për dënimin sa shqetësohem për faktin qê po më fusin në një thes me kriminelët…”
Miku im, krimi yt i vetëm është se fëmijët e mi akoma kanë mundësinë të thërrasin babanë e tyre dhe unë t’u përgjigjem. Ti bëre “mëkatin” e ruajtjes së jetës. Ti je në burg, sepse unë jam gjallë, prandaj ti s’ka se si të jesh si ata që më deshën të vdekur. Si ata që sot janë të lirë, por me duar e me këmbë të zhytur në krim. Po, po, janë të lirë, bile edhe me pozicione qeveritare.
Nëse dikush nëpërmjet dënimit tënd do të tregojë simbolikën se regjimi i kaluar kishte dy komponentë, edhe maqedon edhe shqiptar, ti nuk je kjo simbolikë. Ti je simbolika e shqiptarit të zakonshëm që e do jetën, që e do lirinë. Ti je simbolika e shqiptarit që i montohen akoma procese politike. Je simbolika e gjyqësisë së politizuar dhe me dy standarde. Simbolika e regjimit të kaluar s’mund të jetë Fetai, por është Aliu me Nikollën. Ti dhe dënimi yt sot po që jeni simbolika e regjimit të tanishëm të Aliut dhe Zoranit.
P.S. E rëndë sot dita, Feta! Më mirë kurrë mos i kisha hapur sytë në mbrëmjen e 27 prillit sesa të jetoj këtë turp. Po, ti je fajtor. Ke fajin që unë sot ndihem me fajin e pafuqisë për të të ndihmuar. Ke fajin që jam gjallë.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord











